Sikur të kisha dije të vërtetë

0

Autor: Skender Mustafi

small1Është koha e fundit dhe më se e patjetërsueshme që njeriu të i qaset plotësisht dhe me bindje të plotë natyrës së tij të pastër. Pa fije hamendjeje, për t’iu qasur kësaj natyre fillimisht duhet kuptuar këtë të fundit. Nëse nuk jemi në dijeni, duhet kuptuar tërësinë e brendshme, të mirat që gëzojmë dhe obligimet që na “detyron” kjo natyrë. E gjitha kjo kërkon dije.
Natyra e pastër e njeriut është e lidhur ngushtë me kombin, që është “lëkur” e tij të cilën as mund të e heq as mund të e ndërrojë dhe sado ngjyra tjera të i vë përsëri i lahen dhe në fund mbetet po ajo lëkurë, dhe me obligimet dhe përcaktimet tjera të cilat janë “veshje” të cilat përcaktojnë qëndrimin, bindjet, karakterin dhe moralin e tij. Pra, kjo natyrë e pastër mbështetet në dy elemente, kombi dhe besimi ose mos besimi në të qenë e në të pa qenë. Ky element i dytë përcakton “veshjet” e njeriu, e tërë “veshja” e tij bazohet po në rregullat e shkruara dhe të pa shkruara të këtij elementi.

Ajo që duhet kuptuar dhe detyrimisht pajtuar në këtë rast është se sa i përket kombësisë njeriu nuk ka përgjegjësi në përzgjedhje pasi që edhe nuk ka “dorë” sa i përket kësaj përzgjedhjeje, kurse përgjegjësitë bien mbi përzgjedhjen e elementit të dytë, besimin ose mos besimin në të qenë e në të pa qenë.

Dëshironi që të flisni mbi këto elemente?
Atëherë lexoni. mësoni, studioni dhe flisni në gjuhën e argumenteve dhe mos shpërndani kopalla, matrapazllëqe, thash-e-theme, kinse unë po them diçka. Mos flisni nëse nuk dini. Po më fëlliqni dhe mua si shqiptarë me paditurinë tuaj.

Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha. – thotë populli.

Meqë tanimë keni konceptin, po i qasem muhabetit për të më kuptuar se përse po marr kohë të shkruaj këtë artikull.

z. Gani Qarri si shqiptar i denjë që ndjehet shohë në disa artikuj ka marrë qëndrimin t’i jep ide popullit shqiptar me qëllime që të orientojë këtë tërësi kah ajo, të cilën ai e vlerëson si të mirë.

Tek shkrimi i 9 shtatorit, 2010 publikuar tek zemrashqiptare.net, ju merreni me analizën e thash-e-themeve.

Këtë po ua argumentoj lexuesve dhe vetë juve duke iu përgjigjur pjesëve të artikullit tuaj me argumente dhe pyetje të cilat zbardhin errësirën e cila u ka mbyllur hundët dhe nuk mund të nuhasni të vërtetën e bazuar në fakte.

Zotëri i nderuar, një komb bazohet në gjuhën e tij si element kryesor identifikimi, juve ky element u është me të meta në shkrimet tuaja. Shkrimet tuaja i “nënshkruani” nga Cyrihu, në këtë rast me befason fakti se ju gjendeni në Zvicër, vend i precizitetit dhe i diskutimeve me argumente, dhe merreni me thash-e-theme siç thoni ju në shkrimin tuaj “siq thuhet”. Këso lloj idesh të mbushura me të thëna të pa argumentuara nuk i përkasin të vërtetës e as më pak qëndrimit i cili sipas jush duhet të sjell “ndryshim” ndër shqiptarë.
Qëndrimet kontradiktore në vetë artikullin më bëjnë të hutohem dhe më ngacmojnë shpesh ndjenjën e tërheqjes sime nga kritika ndaj jush.
Përzierja e ndjenjës së brendshme të besimtarëve dhe vënies në veprim të ligjit islam me jetën shoqërore dhe politike në Kosovë është bërë me qëllim të keq nga ju. Me qëllim anti islam. Ju fyeni islamin për atë pak veprim që bën, mbajtjen gjallë të ndjenjës si fetare ashtu edhe kombëtare, kurse lini anash “patriotët” që nuk e shpien Kosovën askund veç gërmisë, ata kanë merita për futjen e Kosovës në top vendet e korruptuara dhe në çerdhe të drogës dhe veprimeve ilegale. Dhe ju thoni se përse hoxhallarët nuk ndërmarrin diçka që islami të mos bëj veprime të këqija?!

Ju thoni: “…studiuesit e vëmendshëm…”, për gazetarët e keni fjalën? Ka studiues të cilët merren me analizën e zhvillimeve dhe lëvizjeve fetare në Kosovë? Ky është trumbetim i një të pa qene. Veç trumbetimeve të njerëzve, sikur ju, nuk ka të publikuar libër, ose studim nga studiues të vëmendshëm, siç thoni ju. Kjo është për të ardhur keq, por studiues të tillë siç duket nuk kanë hapësirë të bënë punë të mirëfilltë shkaku i “studiuesve të vëmendshëm”.

Kërkoj falje, kush janë të gjitha mediet? Po hoxhallarët me mjekra, cilët janë ata?
Më falni, a kini dijeni se mbi çfarë diturie bazohen ata, cili është misioni i tyre dhe çfarë veprime të kundërligjshme kanë bërë për të parandaluar njohjen e Kosovës?
Po e njihni ju strukturën ligjore kosovare? Mendon se pantallonat e shkurtër janë më të pa përshtatshme për veshjen kombëtare se puthjet e homoseksualëve të mbrojtur me ligj?

Nuk mundem më tej. Personaliteti im, aq i vogël, po bie poshtë e po njolloset sa më shumë po tentoj të përgjigjem një me një ndaj shkrimit tuaj.

Është turp të thuhen të pa vërteta, të flitet përgjumur. Thjesht nuk është mirë që të thuhen “llafe” pas darke në media të hapura.

Unë, ju sugjeroj që ju të pajiseni me listën e hoxhallarëve të Kosovës, të analizoni nivelin edukativ të tyre, të përcillni së paku nga një ligjëratë të tyren dhe pastaj bazuar në këto argumente të shpalosni të vërtetën rreth nivelit të diturisë së tyre mbi çështjet kombëtare.

Artikulli juaj, dhe një tjetër që lexova mbi bojkotimin e agjërimit të Ramazanit, vë në pah paditurin tuaj mbi islamin, mbi psikologjinë dhe jetën sociale të popullit shqiptarë si dhe mbi nivelin e edukimit dhe dituritë e përgjithshme të hoxhallarëve shqiptarë.

Në anën tjetër sa i përket lëvizjeve politike dhe lidhjes së tyre në drejtim të shteteve muslimane duke u bazuar në artikujt tuaj lirisht mund të thuhet se, ju ose fshihni argumentet politike ose nuk keni “lidhje” me rrjedhat politike në Kosovë.

Z. Qarri, ju duhet të lexoni më shumë. Pastaj, përqendrohuni në ndonjë fushë të caktuar, ose në disa nga ato dhe mos merrni livadhet sepse “livadhistë” sikur ju po shpien drejt përçarjes, livadhistë si ju po nxisin urrejtje ndaj vëllezërve shqiptarë, këta të tillë po i quajnë 1 milion e 900 mijë shqiptarë qen. Mos harroni se ai i tilli edhe juve ju ka emëruar si të tillë.

Ah, sikur të kishit dije të vërtetë, do të mund të bashkëpunonim ngushtë dhe me zemër të madhe në të mirë të popullit tonë të dashur.

Skender Mustafi
Vintertur, Zvicër

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakThënie nga Omer ibën Hattabi
Artikulli tjetërmë shumë se dashuri
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *