SmallPDF softuer online FALAS për manipulim me PDF dokumente

Përgatiti: Skender Mustafi

Redaktuar më 18 Shtato 2016
Ripublikuar me informacione të reja më 10 Shtator 2014
Fillimisht publikuar më 11 Mars 2014

Ajo që më së shumti e kënaq një konsumator është veprimi efikas i një softueri të caktuar. Pothuajse të realizohet diç vetëm më të thënë: “bëhu shpejtë” dhe veprimi është kryer. Karakteristikat e një pakete efikase ofrohen nga SmallPDF ku mund të shtrydhni e bashkoni PDF dokumentet, ti konvertoni në fotografi dhe t’i konvertoni fotgrafitë në PDF dokument. Të gjitha veprimet janë falas dhe thjeshtë për tu realizuar. Të gjitha veprimet realizohen online, kështu që nuk keni nevojë të instaloni ndonjë softuer në kompjuterin tuaj.

Mundësitë të cilat momentalisht i ofron SmallPDF janë:

  • Shtrydh PDF
  • Bashko PDF
  • Shkëput faqe nga PDF
  • Konverto PDF në JPG
  • Konverto JPG në PDF
  • Konverto Word në PDF
  • Konverto Excel në PDF
  • Konverto PowerPoint Prezanim në PDF
  • Ç’blloko PDF

small PDF compress

Shtrydh PDF

Dokumentin mund të e vendosni në fushën e shtrydhjes duke e bartur me mi në brendi të fushës “Drop PDF here” ose përmes pullës “Choose file”. Veprimi i shtrydhjes dhe shkarkimit të dokumentit në kompjuterin tuaj realizohet automatikisht. Për të bërë shtrydhjen e një dokumenti me madhësi 3MB sistemit i nevojiten rreth 30 sekonda.

small PDF merge

Bashko PDF

Tek fusha “Drop PDF here” mund të hidhni përmes miut ose përmes pullës “Choose file” dy e më shumë PDF dokumente të cilat dëshironi t’i bashkoni. Pasi të keni hedhur dokumentet, softueri bën leximin e tyre dhe ofron mundësinë e bashkimit në bazë të dokumenteve “File mode” ku përmes miut mund të bëni radhitjen e dokumenteve për bashkim dhe bashkimin në bazë të faqeve “Page mode” ku mund të bëni radhitjen, sipas dëshirës, të faqeve të dokumenteve që dëshironi t’i bashkoni. Dhe përfundimisht për të realizuar veprimin shtypni pullën “Merge PDF!”

splitPDF

Shkëput faqe nga PDF

Tek fusha “Drop File” hidheni PDF dokumentin ose me tërheqje përmes miut ose përmes fushës “Choose file”. Me të hedhur dokumenti në fushë softueri në faqe fillon në mënyrë automatike leximin e dokumentit sikur tek fotoja më poshtë. Me të lexuar dokumentin e plotë ju mund të përzgjidhni faqet të cilat dëshironi të i shkëpusni. Nëse dëshironi të i shkëpusni të gjitha faqet e dokumentit atëherë e klikoni faqen e parë pastaj e shtypni pullën “Shift” ose me shigjetë lartë në tastierë dhe pastaj klikoni në faqen e fundit duke e pasur të shtypur pullën në tastierë. Nëse dëshironi që faqe të caktuara të shkëpusni, atëherë e shtypni pullë “Ctrl” në tastierë dhe me mi klikoni mbi secilën faqe që dëshironi. Siç mund të shihni në dokumentin e më poshtëm, unë kam përzgjedhur faqet 477, 479, 481-484 për shkëputje. Ajo që duhet të dini gjithashtu është se në fund të të gjitha faqeve e keni mundësinë e futjes së dokumenteve tjera, pra mund të lexoni më shumë se një PDF dokument për t’i shkëputur faqet.

splitPDF

small PDF PDF to image

Konverto PDF në JPG

Tek fusha “Drop PDF here” mund të hidhni përmes miut ose përmes pullës “Choose file” vetëm një PDF dokument. Pasi të keni hedhur dokumentin në fushë, në mënyrë automatike ofrohen mundësitë e konvertimin (shih foto sipër). Dokumenti mund të konvertohet në foto në dy mënyra edhe atë nxjerrjen e çdo fotografie që gjendet në dokument përmes pullës “Extract single images” dhe konvertimin e faqeve të pdf dokumentit në foto. Karakteristikë pozitive në këtë rast është se softueri nuk bën shkarkimin automatik të fotografive, por ofron mundësinë që ju të përzgjidhni cilat foto dëshironi të i shkarkoni, kështu që nuk bëhet punë e pa nevojshme për ju.

small PDF images to pdf

Konverto JPG në PDF

Tek fusha “Drop images here” mund të hidhni përmes miut ose përmes pullës “Choose file” fotografitë të cilat dëshironi të i konvertoni në një PDF dokument. Pasi të keni hedhur fotografitë softueri u ofron mundësinë e përzgjedhjen e disa mënyrave të organizimit të fotove në PDF. Nga karakteristikat tërheqëse të këtij softueri është se përmes miut sipas dëshirës suaj mund t’i organizoni fotografitë. Në fund e shtypni pullën “Create PDF now!” për të realizuar konvertimin e fotografive të përzgjedhura.

Word to pdf

Konverto Word në PDF

Tek fusha “Drop Word file here” hidheni Word dokumentin ose përmes pullës “Choose file” merreni nga kompjuteri juaj dhe hidheni në faqe. Me të hedhur dokumentin në faqe softueri fillon në mënyrë automatike konvertimin e tij. Në fund të procesit ju mund të e shkarkoni PDF dokumentin në kompjuterin tuaj.

Excel to pdf

Konverto Excel në PDF

Tek fusha “Drop Excel file here” hidheni Excel dokumentin ose përmes pullës “Choose file” merreni nga kompjuteri juaj dhe hidheni në faqe. Me të hedhur dokumentin në faqe softueri fillon në mënyrë automatike konvertimin e tij. Në fund të procesit ju mund të e shkarkoni PDF dokumentin në kompjuterin tuaj.

ppt to pdf

Konverto PowerPoint Prezanim në PDF

Tek fusha “Drop PPT file here” hidheni PowerPoint dokumentin ose përmes pullës “Choose file” merreni nga kompjuteri juaj dhe hidheni në faqe. Me të hedhur dokumentin në faqe softueri fillon në mënyrë automatike konvertimin e tij. Në fund të procesit ju mund të e shkarkoni PDF dokumentin në kompjuterin tuaj.

unlock pdf

Ç’blloko PDF

Kjo është  nga mundësitë e reja që ofron SmallPDF e që ka të bëjë me hapjen e dokumenteve të cilave u keni harruar fjalëkalimin. Varësisht nga fuqia e fshehjes së kodit kjo mundësi mund të funksionojë, por jo gjithmonë. Më sipër në foto mund të shihni pamundësinë e hapjes së një dokumenti profesional dmth dokument i koduar nga institucione serioze. Ajo që dua të ilustroj me këtë shembull është se softueri nuk është i bërë për vjedhje dokumentesh por për hapje të dokumenteve personale në rast të humbjes së fjalëkalimit.

Po këto i keni lexuar?