s’mund t’ju falë

shpirtin tim ujë lumi
a qelq gote si akull
e vura në porcelan
sonte
ju them çiltër e besnikërisht
uji më është ndotur
ndaj

hapi seancën e gjykimit moral
ku zemra ime është gjyqtare
dashuria dëshmitare
shpirti im akuzohet
në gjykimin tuaj

dhe
qaj sonte i humbur
mes thërrmijave të porcelanit
duke mos mundur t’ju dëgjoj

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment