Sot a të ndihemi të turpruar pse jemi shqiptar, a po krenarë?!‏

0

Autor: Besnik Mustafi

“Nëse dje padrejtësia buronte nga shkjau këtu tek neve në Maqedoni , sot vallë kush na e dhuron këtë pa drejtësi, të njëjtën sikurse jo shumë kohë më parë”.

Të sjellësh diçka në jetë që nuk ekzistonte më parë këtu në vendin tonë nuk është e lehtë, shpesh herë nevoja të detyron të vësh në rrezik vetveten për të arritur një qëllim të caktuar, që në të nesërmen e ardhshme të sjellë paqe, mirësi për familjen dhe shoqërinë, e të jetosh në qetësi një ditë, ua përkujtoj një shembull ku sikurse se e ëma si rrezikon vetveten në lindjen e fëmijës të vet, vë vdekjen e saj para çdo gjëje për të sjell në jetë pasardhësin e tyre që në pleqëri të kujdeset ai fëmijë për ata prindër siç u përkujdesën për të kur ai ishte i vogël, i njomë e nuk kishte forcë e aspak bukuri…

Temën që dua të e ndërlidhi me këtë, është se dje, dje luftuan vëllezërit tanë e derdhën gjak, duke rrezikuar familjen, fëmijët e pleqtë, ata edhe e dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për të sjell drejtësinë e munguar në jetë, lirinë, demokracinë dhe barazinë tonë në vendin ku po jetojmë, kontribuojmë dhe veprojmë, shpesh herë edhe kështu thuhet në popull, kur fjala e butë, toleranca dhe e mira nuk respektohen dhe hasë në vesh të shurdhër atëherë vjen në shprehje dajaku, e dajaku thotë populli ka dalë nga xheneti, një gjë që të takon e nuk të jepet në paqe me dëshirë dhe drejtësi atëherë detyrimisht të bënë të e marrësh dhe të e kërkosh duke përdorur edhe dhunën si forcë dhe opsion i fundit kryesorë për të rregulluar gjërat e pa drejtuara me dëshirë dhe drejtësi…

Nëse dje ishim të shtypur e të nëpërkëmbur nga padrejtësi e shkjaut në të gjitha aspektet primare njerëzore e jetësore, atëherë sot që po e shohim përsëri të njëjtën gjendje vetëm se në mënyrë më diplomatike, pyes pa ndal, se vallë, kur politikanët thuaj se të gjithë dje ishin luftëtarë që udhëhoqën luftën e që luftuan me mish e me shpirt për të sjell drejtësinë tonë në jetë, për sigurinë ekzistenciale, sociale, kulturore dhe ekonomike, a nuk po e shohin se vetëm veten dal ngadalë gati 12 vite po e mashtrojnë edhe neve po na zhgënjejnë, e durimin me tokë po na mbulojnë… Sot, kujtohem sikurse 20 vite më parë, a jemi të njëjtë me atë kohë të çmendur e të shkelur nga dora e njëjtë barbare apo tash jemi të shkelur e nëpërkëmbur nga një dorë më e “butë” e vëllait tonë që sheh vetëm veten e që ndodhet aty brenda ku ekzekutohet dhe ndahet drejtësia me mënyra tinëzare dhe dredhia të ndryshme, po po ata janë mu në vendin ku jepen urdhrat e prehen vendimet e përsëritura antishqiptare të para 15 e 20 viteve?!

Po mundohem tua rikujtuar vëllezërve tanë që e harruan gjendjen tonë e të tyre jo të largët që jo shumë kohë më parë, dje përdornin agresion për të sjell barazinë e njëjtë të njerëzve në këtë shtet, a e ndjejnë në vetvete se jemi kthyer në të njëjtën situatë të më hershme të viteve 90’ta, edhe pse luftuan, u shkatërruam materialisht e shpirtërisht edhe pse na ikën njerëz të shtrenjtë nga jeta vetëm për të ndryshuar këtë mjerim të popullit tonë…

Nëse nuk e ndjejnë ashtu politikanët tanë le të dalin pakë nga kolltukët e zi e të ngrohtë dhe të shohin ambientet e popullit të tyre që ia dhanë legjitimitetin t’i përfaqësojnë e t’u ndihmojnë atyre në çështjet që i preokupojnë me dekada , të shihni pakë me çfarë fati bëni lojëra e pazarllëqe të pista në dëm të kombit tuaj, në qoftë se nuk jeni në atë shqetësim për të tjerët, ua kujtojmë se bota është shumë e vogël me pasurin e saj të imtë, gjithçka kthehet një ditë, a e mendoni se edhe neve dëshirojmë kur ta kemi ftohtë kohën, të ngrohemi me gjërat e njëjta që ju ngroheni në shtëpitë e juaja luksoze, edhe neve dëshirojmë ta kemi ftohtë në vapën e ngrohtë të verës së zjarrtë që djeg ashpër ai diell, njëjtë sikurse ju dëshirojmë të jetojmë, e të hamë atë ushqim që hani ju, në qoftë se ju nuk keni mundësi ta bëni për ne atëherë përse ne të obligohemi me gënjeshtrat e juaja parazgjedhore të votojmë për ju?! Përse nuk i bëni gënjeshtrat së paku me një lëmit të caktuar dhe hiq më shumë, por gënjeni pa hesap për interesat tuaja, kurse betoheni në mashtrim, nëse sot e bëni betimin qëllimisht ne ua përkujtojmë do t’ju djeg një ditë ai betim mashtrues e i pa mëshirshëm i juaji…

Fundi i gjithë kësaj, ju bëj një pyetje, si jeni me kushte ekonomike, sociale dhe shëndetësore ju, kur populli vuan dhe sulmohet ashpër nga kriza e mbi jetesës, unë e di që ky popull nuk kërkon nga ju o politikanë të bëheni bashkë, sepse një gjë e tillë as që provohet sepse nëse provohet ndahet hisja e juaj në shumë pjesë e pastaj varfëroheni nëse merrni më pak para, e thotë një fjalë popullore zjarri dhe baruti nuk mund të qëndrojnë bashkë, por me përçarjet e juaja dhe interesat individuale të juaja po pëson populli që keni bërë robër dhe kushtëzues për mirëqenie në këtë shtet… Vetëdijesohuni pak dhe hapni sytë e gjokset e juaja të mbushura me urrejtje në mes vete, ju përkujtojmë një gjë se jemi të njëjtës gjuhë, të njëjtit komb, e të njëjtit religjion, nëse nuk ndihmohemi ne mes vete vallë nga kush presim ndihmë e të na ndihmoj dhe drejtoj?!

Çdo njeri e ka fundin e ndryshëm nga tjetri njeri, por ka edhe dhembje të ndryshme, famën dhe titujt që keni marrë një ditë do të ikin së bashku me ju, për të cilën po punoni më shumë, e popullin tuaj e keni varfëruar aq rënd sa që haku i të nëmurave të tyre do t’ju marrë në errësirë, të cilën pa e kuptuar ju do ta përjetoni në llogarinë e cila nuk do të favorizon mbretër, e robër një ditë…
Kërkesa jonë është, kur të gjithë ne jemi për ju, si mundeni t’a harroni aq shpejt e mos të jeni ju për ne, e robër të vendimeve tuaja na keni bërë? Nëse nuk ju duket e dhimbshme kjo gjendja e jonë, e thirrjet tona tek ju nuk po arrijnë, mos e harroni ata diku lart dëgjohen e do t’ju përkujtohen kur do t’kërkoni faljet tona, ne nuk do t’ju ndihmojm…

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *