Funksionet e marketingut tradicional

Meqë në të shumtë e rasteve autorët nga marketingu i përgjithshëm nxjerrin dy forma marketingu: marketingun tradicional (autorët anglishtfolës e njohin si offline marketing ose traditional marketing) dhe marketingun në internet (autorët anglishtfolës e njohin si internet marketing, online marketing, e-marketing etj.) atëherë edhe funksionet e marketingut studiohen ndryshe nga këto dy forma. Kështu në këtë rast nuk është e drejtë të thuhet se flasim mbi funksionet e marketingut nëse në ato nuk përfshihen funksionet e marketingut në internet.

Lexo më shumë

Marketing miksi

Autor: Skender Mustafi Hyrje Marketing miksi paraqet miksin e të gjitha funksioneve të marketingut në përpilimin e planit të marketingut të kompanisë. Nuk ka rregull të përgjithshme se sa funksione përmban, ose duhet të përmbajë marketing miksi (Mustafi et al., 2011). Tradicionalisht marketing miksi njihet si përzierje mes katër funksioneve të njohura si 4P (Shih figurën 1)  të paraqitura për herë të parë nga McCarthy (1987). Autorë të ndryshëm paraqesin edhe funksione të ndryshme të cilat njihen si 7P (Bitner & Bernard, 1981) ose 10P e që përbëjnë marketing miksin.…

Lexo më shumë