Dhia e bariu

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj: Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar. Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha…

Lexo më shumë

Bariu e dhitë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i mxori të…

Lexo më shumë

shqiponja, sorra dhe bariu

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë dhe rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj, u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por, iu ngatërruan kthetrat në leshin e dendur të dashit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje, ua çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë…

Lexo më shumë