BPMN: Events (ngjarjet)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta BPMN ngjarjet ose në origjinal “Events” shërbejnë për të shprehur “diç që ndodhë” gjatë një pjese të caktuar të një procesi ose nën-procesi, pra gjatë ekzekutimit të tij. Në këtë mënyrë paraqitja e ngjarjeve gjatë një procesi ndikon në rrjedhën e procesit. Sipas pozitës së paraqitjes së ngjarjeve, ekzistojnë tre lloj në realizimin e modeleve të BPMN diagrameve: Start Events (ngjarjet e fillimit) – këto ngjarje nisin procesin. End Events (ngjarjet përmbyllëse) – me këto ngjarje përmbyllen proceset. Intermediate Events (ngjarjet e mesme) – janë të gjitha ngjarjet që paraqiten…

Lexo më shumë

BPMN diagramet: Gateways (portat)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Portat, që në literaturën në anglisht dhe në mjetet për realizimin e BPMN diagrameve njihen si Gateways, janë elemente për kontrollin e rrjedhës së aktiviteteve të cilat menaxhojnë divergjencën dhe konvergjencën e rrjedhës. Portat si elemente kushtëzuese të BPMN diagrameve bëjnë degëzimin, shkoqitjen dhe bashkimin e rrjedhës së veprimeve të aktiviteteve në një proces të caktuar. Në BPMN, realizimi i modelimit të kontrollit të veprimeve në një proces bëhet përmes gjashtë llojeve të portave:

Lexo më shumë

BPMN diagramet: SubProcesses (nën-proceset)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Sub Processes që në shqip ka kuptimin nën-proceset janë elemente të BPMN diagrameve. Një nën-proces paraqet një aktivitet të kombinuar me ngjarje (Events) ose/dhe porta (Gateway) ose edhe një tërësi aktivitetesh të kombinuara që janë pjesë të një procesi e që dallohen me karakteristika të përbashkëta nga pjesa tjetër e procesit. Një proces mund të jetë i përbërë nga një sërë nën-procesesh. Për më tepër nën-proceset janë të theksuara nëse modelimi i procesit është i komplikuar dhe ka nevojë që të shtrohet përqendrimi në pjesë të caktuara të procesit.

Lexo më shumë

BPMN diagramet: Tasks (detyrat)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Tasks ose në shqip “detyrat” janë elemente të BPMN diagrameve të cilat përcaktojnë aktivitetet të cilat duhet realizuar në një proces i cili modelohet përmes BPMN diagrameve. Në fjalë tjera, një “Task”/detyrë paraqet një aktivitet atomik i cili është pjesë e një procesi. Në pikëpamjen e BPMN rregullave një detyrë paraqet aktivitet të një procesi i cili nuk mund të ndahet në nën-aktivitete, megjithatë ekzistojnë katër nënlloje të ndryshme të detyrave (emërimi është qëllimisht i lënë në anglisht meqë realizimi i modeleve përmes mjeteve të ndryshme bëhet në anglisht dhe njohja e aktiviteteve është…

Lexo më shumë

BPMN diagramet

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 5 minuta Përgatiti: Skender Mustafi  BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar,  për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni…

Lexo më shumë