HTML5 Hap Pas Hapi: Vijat dhe tabelat

Autor: Skender Mustafi Ndër elementet bazë dhe herë pas here shumë të rëndësishme janë vijat dhe tabelat. Në këtë mësim do të shohim karakteristikat, elementet dhe parametrat  e tabelave që mbajnë etiketën <table></table> dhe vijave horizontale që mbajnë etiketën <hr>. Vija horizontale është etiketë një-anëse dhe shtrohet një herë me një të vendosur të kodit. Manipulimi me vijën horizontale mund të bëhet përmes përcaktimit të parametrave sipas nevojës. Parametrat tek vija mund të vendosen në mënyrë të kombinuar sikur tek çdo etiketë tjetër. Parametrat bazë të vijës janë si size, color, align dhe…

Lexo më shumë

HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i tekstit (CSS)

Autor: Skender Mustafi Të mësuarit e etiketave bazë për rregullimin e tekstit në HTML është gjysma e punës. Në HTML5 rol kyç në rregullimin e përmbajtjeve tekstuale dhe të gjitha përmbajtjeve tjera në përgjithësi ka CSS, kodi për stilizimin dhe lehtësimin e menaxhimit të stilit të përmbajtjes. Duhet theksuar gjithashtu se efekti i CSS stileve nuk është vetëm përbrenda një skede, por në tërë grupin e skedave të faqes, madje mund të thirret edhe nga burime të jashtme. Ka tri mënyra të vendosjes së stileve në etiketa edhe atë: 1. Vendosja e stilit…

Lexo më shumë

HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i kokës

Autor: Skender Mustafi  Tanimë i bëmë hapat e parë në programimin e një faqeje dhe i programuam pjesët bazë. Më tej në këtë artikull do të përqendrohemi të përmbledhim sa më shumë elemente bazë për të sqaruar rolin e kokës së faqes, pra pjesën <head> … </head>.Do të jetë e pa kuptimtë që të trajtojmë të gjitha elementet e kokës pasi që ato do t’i sqarojmë së bashku me elementet tjera të cilat të cilat kanë pjesë si në kokë ashtu edhe në trup <body>. Një element i tillë përbërës, i…

Lexo më shumë

20 jQuery shtesa për të rregulluar faqen tauj…

Përgatiti: Skender Mustafi 1. Ajax AutoComplete për jQuery Ajax Autocomplete për jQuery mundëson krijimin e lehtë të kutive gjatë mbushjes së të cilave ofrohet ndihmë automatikisht duke shpalosur zgjidhjet e mundshme. Kjo shtesë rritë performancën e realizimit të aktiviteteve gjatë mbushjes së formave të ndryshme siç janë të zakonshme ato të regjistrimit të vizitorëve. 2. Validation Validation është shtesë e cila ofron mundësi për kërkim të verifikimit të elementeve të ndryshme nga ana e përdoruesve. Gjithashtu ju lehtë mund të shtoni edhe rregullat tuaja për verifikim, varësisht nga nevojat tuaja dhe lloji…

Lexo më shumë

Vendosja e kutizave – widgets – sipas dëshirës në WordPress

Përgatiti: Skender Mustafi Kutizat ose në anglisht të njohura si “widgets” janë pjesë e rëndësishme e pamjeve të faqeve të punuara në WordPress. Zakonisht ne marrim (siç ka marr dhe fjalaime.ch) dizajno të gatshme për faqet tona (pasi jemi dembelë të punojmë diç) megjithatë ajo që marrim nuk plotëson dëshirat tona dhe duam të ndërrojmë nga dizajni për të plotësuar atë mungesë. Nga pjesët më të rëndësishme dhe më shpesh të dëshiruara ndryshe janë kutizat sepse në to hedhim të gjitha shtesat të cilat i instalojmë dhe na mundësojnë realizimin…

Lexo më shumë