BPMN diagramet: Tasks (detyrat)

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Tasks ose në shqip “detyrat” janë elemente të BPMN diagrameve të cilat përcaktojnë aktivitetet të cilat duhet realizuar në një proces i cili modelohet përmes BPMN diagrameve. Në fjalë tjera, një “Task”/detyrë paraqet një aktivitet atomik i cili është pjesë e një procesi. Në pikëpamjen e BPMN rregullave një detyrë paraqet aktivitet të një procesi i cili nuk mund të ndahet në nën-aktivitete, megjithatë ekzistojnë katër nënlloje të ndryshme të detyrave (emërimi është qëllimisht i lënë në anglisht meqë realizimi i modeleve përmes mjeteve të ndryshme bëhet në anglisht dhe njohja e aktiviteteve është…

Lexo më shumë

BPMN diagramet

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 5 minuta Përgatiti: Skender Mustafi  BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar,  për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni…

Lexo më shumë

20+ ueb faqe për modelim FALAS-ONLINE të diagrameve të llojeve të ndryshme

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Realizimi i veprimeve të ndryshme drejtpërdrejtë në internet shpeshherë është më i mirë se realizimi i tyre përmes softuerëve në kompjuter, posaçërisht kur këto mjete mundësojnë ripërpunimin e dokumentacioneve të realizuara më parë. Në këtë mënyrë ju nuk keni nevojë të instaloni softuerë në kompjuterin tuaj duke punuar drejtpërdrejtë në internet dhe duke nxjerrë vetëm produktin në disk. Madje disa aplikacione si Google Drive, mundësojnë ruajtjen e dokumenteve të përpunuara në “re” (nga anglishtja: Clouds) e tyre në internet. Më poshtë do të paraqesim një listë faqesh të…

Lexo më shumë

UML dhe UML diagramet

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Përgatiti: Skender Mustafi Pse artikullin? Në një artikull më parë përpilova një listë softuerësh për përpilimin e UML diagrameve duke shkuar nga ajo që lexuesit e kësaj hapësire me të parë shkurtesën UML e dinë për çfarë është fjala. Por pasi pushova nga lundrimi për përpilimin e atij artikulli dhe pas kërkimit në Google pashë të arsyeshme të shkruarit e një artikulli mbi UML dhe UML diagramet.

Lexo më shumë

Ndihmë në MS Visio

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Duke marrë parasysh që MS Visio është një program shumë i përdorur dhe përdoruesit mund të kenë ngecje të ndryshme gjatë përdorimit të tij, ne do të ofrojmë ndihmë rreth programit. Ndihma jonë do të jetë e bazuar në pyetjet tuaja pasi që postimi i artikujve të ndryshëm ndihmës mund të jetë i pa nevojshëm duke marrë parasysh nevojën e përdoruesve. Pra, nëse keni nevojë për ndihmë rreth MS Visio, atëherë na shkruani tek pjesa e komenteve dhe ne do u përgjigjemi brenda 12 orëve dhe do u njoftojmë përmes…

Lexo më shumë