13 shtesat për Firefox, më mirat e vitit 2013

Përgatiti: Skender Mustafi   1) URL Link: Nëse keni pasur ndonjë nyje (link) në e-mail që ka pasur URL të parregullt, duke shfrytëzuar këtë shtesë mund të përzgjidhni tekstin dhe të e hapni atë në formë të nyjës. 2) Click and Clean: përmes kësaj shtese mund të pastroni shfletuesin tuaj në mënyrë të organizuar dhe shumë efikase. 3) Clear Console: Një shtesë me specifika të veçanta për pastrimin e “mbeturinave” nga shëtitjet nëpër internet. Madje pastrimin shfletuesi mund të e bëjë automatikisht, nëse e aktivizoni atë. 4) Self-Destructing Cookies: Kjo shtesë nuk është vetëm një shtesë për menaxhimin e…

Lexo më shumë

Cili shfletues është më i miri për momentin?!

Autor: Skender Mustafi A është me rëndësi të diskutojmë për këtë çështje? Po, si për programuesit e ueb faqeve ashtu edhe për shfrytëzuesit e thjeshtë. Vini re, programuesit e faqeve të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve të cilat në vëllim financiar janë të mëdha programojnë dhe dizajnojnë faqet e tyre që tu përgjigjen njëjtë të gjithë shfletuesve, por jo edhe kompanitë e vogla dhe ofruesit tjerë të shërbimeve. Që të programohet një faqe për të gjithë shfletuesit vërtetë nevojitet investim i konsiderueshëm në kohë dhe mjete financiare. Madje edhe sikur ti…

Lexo më shumë

Si të mos më përcjellin faqet gjatë shëtitjes në Internet?

Autor: Skender Mustafi Ju patjetër duhet ditur se gjatë vizitës suaj shumica e faqeve të internetit ju përcjellin juve. Ato përcjellin veprimet tuaja dhe kështu përgjojnë interesat tuaja dhe herët ose vonë i përdorin ato të dhëna nga e gjithë kjo përcjellje për tu nxitur që të shpenzoni më shumë kohë dhe para në Internet. Nëse akoma nuk u ka rënë në dorë kartela bankare atëherë kini kujdes për kohën.

Lexo më shumë

Si t’i bllokoj faqet e pa dëshiruara?

Ne kemi arsye të shumta të cilat na shtynë thuajse çdo ditë të largojmë faqe të pa dëshiruara dhe asnjëherë të mos na paraqiten parasysh. Ekzistojnë forma të ndryshme, të cilat mund të përdoren për të bllokuar këto faqe edhe atë përmes shfletuesve dhe shtesave të tyre, programeve të specializuara kompjuterike si dhe përmes vetë sistemit operativ.

Lexo më shumë

15 Shtesa për Firefox që duhet pasur

Përgatiti: Skender Mustafi Përdorimi i Firefoxi-it në universitetet perëndimore është i sugjeruar pasi që vlerësohet të jetë më i sigurt se shfletuesit tjerë të internetit. Ky shfletues është bërë i dashur për shumë programues kështu që shtesat e programuara e bëjnë edhe më të përshtatshëm për përdorim. Më poshtë do të paraqes 15 shtesa që një përdorues Firefox-i vlerësoj se patjetër duhet instaluar për të bërë shfletuesin më të sigurt, më praktik dhe më atraktiv. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe : kontrollon tekstet e shkruara dhe nënvizon fjalët e shkruara…

Lexo më shumë

25 shtesat që e ngadalsojnë Firefox-in

Autor: Skender Mustafi Programues të shumtë, fatmirësisht, kanë zhvilluar shtesa shumë praktike dhe interesante të cilat e bëjnë punën tonë me Firefox më të lehtë dhe njëkohësisht e bëjnë vetë shfletuesin shumë më interesant. Me gjithë tërë këtë mund për të programuar shtesa efektive, ato jo gjithmonë funksionojnë si duhet. Kjo nënkupton jo vetëm mos funksionimin e tyre, por edhe ndikimin e tyre në raport me shtesat tjera dhe në përputhshmëri me vetë shfletuesin.

Lexo më shumë