Të kuptuarit e marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet, ndryshe i njohur si marketingu online,  është akoma në zhvillim e sipër pasi që ambienti në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe ashtu siç vazhdon ky zhvillim definicione të ndryshme rreth marketingut në internet me kohë do të paraqiten. Përkundër të gjitha dallimeve, autorët pajtohen se marketingu në internet jeton dhe zhvillohet përkrah zhvillimit të teknologjisë informative. Mjetet e internetit janë kyçe dhe të pa zëvendësueshme në formimin e konceptit të marketingut në internet dhe të kuptuarit e tij. Teknologjikisht, përmirësimet e mjeteve të internetit…

Lexo më shumë

Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi “Pyetja kyçe nuk është të aplikojmë teknologjitë e Internetit – kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse dëshirojnë të qërojnë konkurrent – por si ta aplikojmë atë.” (Chaffey, Ellis-Chadwick, Mayer, & Johnston, 2009, p. xiii). Pas konsiderimit se si të aplikohen këto teknologji, pyetja tjetër e cila duhet përgjigjur është: ○ Si e konsiderojnë kompanitë marketingun në internet dhe raportin e tij ndaj marketingut tradicional? (Mustafi et al. 2011) Shumë autorë, si Allen (2006), theksojnë se marketingu në internet nuk dallon nga marketingu tradicional. Në fakt, përkrahësit e…

Lexo më shumë

Raporti mes marketingut të Mediave Shoqërore dhe marketingut të Fjalës së Gojës

Autor: Skender Mustafi Si marketingu i fjalës së gojës, si instrument promocional i marketingut tradicional, ashtu edhe marketingu i mediave shoqërore, si instrument promocional i marketingut në internet, shtynë komunitetin për të promovuar produktet e tyre. Marketingu i fjalës së gojës nënkupton kalimin e informacioneve nga një njeri në tjetrin, nga një njeri tek një grup njerëzish ose nga një grup tek një grup tjetër njerëzish. Ky përgjithësim mund të jetë i vërtetë gjithashtu edhe për marketingun e mediave shoqërore në internet.

Lexo më shumë

Raporti mes funksioneve të marketingut në internet dhe funksioneve të marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi Funksionet e marketingut të njohura si 4P, 7P ose edhe disa autorë identifikojnë 11P (Simistir, 2009). janë elementet bazë si në marketingun tradicional ashtu edhe në atë në internet. Ambienti i veprimit dhe ndërlidhja e mjeteve të cilat veprojnë drejt zhvillimit të këtyre funksioneve  bëjnë që marketingu në internet të dallojë nga ai tradicional edhe atë gjithnjë e më shumë duke përmbushur dy sisteme thuajse shumë të ndryshëm. 4p ndër autorët janë të njohura si funksione bazë dhe të tjerat si funksione shtesë të marketingut qoftë tradicional…

Lexo më shumë

Definimi i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Një nga autorët më të njohur të marketingut në internet (marketingut online), Dave Chaffey (lexo: Dejv Çafi), definon marketingun në internet si: “Aplikim i teknologjisë digjitale e cila formon kanale në internet (ueb, posta elektronike, celularët/ TV digjitale ose pa tel) për të kontribuar në aktivitetet e marketingut me qëllim të arritjes së blerje fitimprurëse dhe mbajtjes së konsumatorëve (përbrenda  procesit të blerjes shumë-kanalesh dhe ciklit të jetës së konsumatorëve) përmes përmirësimit të njohurive tona mbi konsumatorët (të profileve të tyre, sjelljes, vlerave dhe nxitëseve për lojalitet),…

Lexo më shumë

Marketingu në celularë

Autor: Skender Mustafi Hyrje Zhvillimi i teknologjisë në përgjithësi dhe përmirësimi i teknologjisë celulare me ç’rast u paraqit epoka e celularëve të mençur të ashtuquajtur “SmartPhones” (shqiptimi: Smartfons) ka ndikuar jo vetëm në përmirësimin e elementeve të komunikimit, por edhe në elemente tjera si në jetën shoqërore ashtu edhe në sferën e biznesit. Tanimë përmes celularëve të mençur të cilët janë të lidhur me rrjetet dhe strukturat teknologjike, mund të realizohen transaksione ekonomike, të transferohen të holla, të kontrollohen të hyrat/të dalat në kontot bankare etj. Një nga sferat në…

Lexo më shumë