Definimi i marketingut tradicional

Skender Mustafi shkëputje e përshtatur nga libri: “Maqketingu: Qasje shkencore-islame” ref. Mustafi S. (2018). Marketingu: Qasje shkrencore-islame. Fjalaime!, Shkup, f. 315, ISBN: 978-608-245-271-5 Meqë marketingu është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht nën ndikim të paraqitjes së praktikave, teknologjive e qasjeve të reja, idetë dhe definicionet e marketingut kanë qenë gjithnjë në ndryshim e sipër. Definicione të plota të kohëve të fundit janë nxjerrë nga burime të ndryshme profesionale ku një ndër to është edhe bordi i drejtorëve të Organizatës Amerikane të Marketingut (AMA). Ky Bord (AMA, 2003) definon marketingun si “aktivitet,…

Lexo më shumë

Funksionet e marketingut tradicional

Meqë në të shumtë e rasteve autorët nga marketingu i përgjithshëm nxjerrin dy forma marketingu: marketingun tradicional (autorët anglishtfolës e njohin si offline marketing ose traditional marketing) dhe marketingun në internet (autorët anglishtfolës e njohin si internet marketing, online marketing, e-marketing etj.) atëherë edhe funksionet e marketingut studiohen ndryshe nga këto dy forma. Kështu në këtë rast nuk është e drejtë të thuhet se flasim mbi funksionet e marketingut nëse në ato nuk përfshihen funksionet e marketingut në internet.

Lexo më shumë

Vendi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Vendi, në marketing, zakonisht definohet si lokacioni ku produkti mund të blihet. Shpesh referohet edhe si kanal i distribucionit. Vendi në marketingun tradicional përfshinë shitoren fizike, kurse në marketingun në internet përfshin çfarëdo shitore virtuale. Është raporti informacion-rrjet-elektronikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në diferencimin vendin tradicional nga vendin në internet si funksione të marketingut. Vendi në internet (vendi online) ka ndikim të madh në definimin e përgjithshëm të marketingut në internet dhe në të kuptuarit e funksioneve tjera të marketingut. Në thelb, varësisht nga fakti se…

Lexo më shumë

Çmimi si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Në përcaktimin e çmimit, tradicionalisht, kompania duhet të pasojë procedurën gjashtë hapëshe: (1) selektimi i objektivave të çmimit; (2) përcaktimi i kërkesave; (3) vlerësimi i shpenzimeve; (4)  analiza e ofertave dhe kostove të konkurrentëve; (5) përzgjedhja e metodës së përcaktimit të çmimit; dhe (6) përzgjedhja e çmimit përfundimtar (Kotler, Keller, Brady, Goodman, & Hansen, 2009).

Lexo më shumë

Dallimi mes produktit si funksi i marketingut në internet dhe atij tradicional

Autor: Skender Mustafi Produkti tradicional është definuar si gjithçka që mund të ofrohet për vëmendje, blerje, përdorim, ose konsumim që mund të plotësojë dëshirat ose nevojat (Kotler & Armstrong, 2008). Në anën tjetër produkti në internet, nga LSE (2010), është definuar si tërësi që mund të kodohet në mënyrë digjitale pastaj të transmetohet shpejtë, me saktësi dhe lirë. Pra, është të kuptuarit e produktit ajo që e bën të dallohet produkti tradicional nga produkti në internet dhe jo shërbimi li lidhur me të.

Lexo më shumë

Të kuptuarit e marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet, ndryshe i njohur si marketingu online,  është akoma në zhvillim e sipër pasi që ambienti në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe ashtu siç vazhdon ky zhvillim definicione të ndryshme rreth marketingut në internet me kohë do të paraqiten. Përkundër të gjitha dallimeve, autorët pajtohen se marketingu në internet jeton dhe zhvillohet përkrah zhvillimit të teknologjisë informative. Mjetet e internetit janë kyçe dhe të pa zëvendësueshme në formimin e konceptit të marketingut në internet dhe të kuptuarit e tij. Teknologjikisht, përmirësimet e mjeteve të internetit…

Lexo më shumë