Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut tradicional

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: Skender Mustafi “Pyetja kyçe nuk është të aplikojmë teknologjitë e Internetit – kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër nëse dëshirojnë të qërojnë konkurrent – por si ta aplikojmë atë.” (Chaffey, Ellis-Chadwick, Mayer, & Johnston, 2009, p. xiii). Pas konsiderimit se si të aplikohen këto teknologji, pyetja tjetër e cila duhet përgjigjur është: ○ Si e konsiderojnë kompanitë marketingun në internet dhe raportin e tij ndaj marketingut tradicional? (Mustafi et al. 2011) Shumë autorë, si Allen (2006), theksojnë se marketingu në internet nuk dallon nga marketingu tradicional. Në fakt, përkrahësit e…

Lexo më shumë

Çka janë instrumentet e marketingut?

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Autor: Skender Mustafi Instrumentet e marketingut si tek marketingu tradicional ashtu edhe tek marketingu në internet njihen si elemente të funksioneve të marketingut, shpesh të njohura si 4P, 7P etj.. Numri i instrumenteve efektiv të marketingut është shumë i madh, kështu që aktiviteti i furnizuesit është të përdorë instrumentin e përshtatshëm për të implementuar strategji të caktuar për të arritur synimet dhe objektivat e planifikuara (Mustafi et al., 2011). Me rëndësi është që të kuptohet se edhe instrumentet ashtu sikur funksionet e marketingut nuk janë të pa varur në veprim,…

Lexo më shumë

Individualizimi si instrument i marketingut në internet

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Autor: Skender Mustafi Individualizmi është instrument shumë i njohur i produktit i cili përfshin përshtatjen masive dhe personalizimin. Individualizimi, në të vërtetë, ka të bëjë me shpërndarjen e përmbajtjes individuale tek konsumatorët (Chaffey et al. 2009). Këto instrumente, përshtatja masive dhe personalizimi, mundësojnë komunikim interaktiv marketingu mes furnizuesve dhe konsumatorëve.  Pra, komunikimi është elementi më i rëndësishëm i këtij instrumenti, kështu sa më i ndërlidhur, më elastik (fleksibil) dhe më i lehtë komunikimi është, aq më i mirë dhe më efektiv është instrumenti. Individualizimi në internet (online) është shumë elastik…

Lexo më shumë

Raporti mes marketingut të Mediave Shoqërore dhe marketingut të Fjalës së Gojës

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Autor: Skender Mustafi Si marketingu i fjalës së gojës, si instrument promocional i marketingut tradicional, ashtu edhe marketingu i mediave shoqërore, si instrument promocional i marketingut në internet, shtynë komunitetin për të promovuar produktet e tyre. Marketingu i fjalës së gojës nënkupton kalimin e informacioneve nga një njeri në tjetrin, nga një njeri tek një grup njerëzish ose nga një grup tek një grup tjetër njerëzish. Ky përgjithësim mund të jetë i vërtetë gjithashtu edhe për marketingun e mediave shoqërore në internet.

Lexo më shumë

Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut direkt

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet nuk paraqet vetëm treg të ri, por gjithashtu zgjeron edhe funksionet tjera të marketingut. Në literaturë shihet se nuk ka pajtim të përgjithshëm mes studiuesve të marketingut rreth asaj se çfarë roli luan marketingu në internet në strukturën e marketingut në përgjithësi. Disa studiues pohojnë se marketingu në internet ofron vetëm instrumente shtesë për funksionet e marketingut në përgjithësi dhe asgjë tjetër. Të tjerët sugjerojnë që të bëhen dallime mes funksioneve të marketingut në internet dhe atij tradicional dhe një grup tjetër autorësh deklarojnë…

Lexo më shumë

Raporti mes instrumenteve të marketingut në internet dhe instrumenteve të marketingut tradicional

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta Autor: Skender Mustafi Të gjithë studiuesit e marketingut pajtohen se marketingu në internet (online) ofron instrumente shtesë të marketingut. Karakteristikë e instrumenteve të marketingut në internet është ndjeshmëria dhe ndikimi në të gjitha funksionet e marketingut në internet. Ndryshimet e vazhdueshme të tregut në internet kanë ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në instrumentet, por gjithashtu edhe në objektivat dhe synimet të cilat si pasojë kërkojnë mjete të reja dhe ndjekin strategji të reja. Këta katër faktorë: mjetet, objektivat, synimet dhe strategjitë mund të përdoren për të dalluar instrumentet e marketingut…

Lexo më shumë