Gjenerimi i modelit të biznesit: Kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes

Përgatiti: Skender Mustafi Identifikimi i konsumatorëve dhe grupimi i tyre në segmente të caktuara bazuar në parametra të paracaktuar mundëson njohjen e konsumatorëve. Përcaktimi i strategjive për përllogaritjen e vlerës e cila pretendohet të krijohet, propozohet, pasqyron suksesin i cili planifikohet të arrihet duke u ofruar produktet/shërbimet segmenteve të caktuara të konsumatorëve tanimë të identifikuar. Hapi i ardhshëm në zhvillimin e modelit të biznesit është identifikimi dhe përcaktimi i kanaleve të komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes me secilin segment të konsumatorëve. Njohja e konsumatorëve është element i cili gjithnjë ka luajtur rol të madh…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Segmentimi i Konsumatorëve

Përgatiti: Skender Mustafi Të mos harrojmë, modeli i biznesit zhvillohet me qëllim që të mund të hulumtohen mundësitë dhe format e krijimit të vlerës që më pastaj ajo vlerë të mund të krijohet, shpërndahet dhe të kapet nga ana e kompanisë. Si në shumë struktura tjera të modeleve të biznesit dhe në studimet e çështjeve të marketingut konsumatorët trajtohen në forma të ndryshme varësisht nga strategjia e kompanisë, lloji i biznesit dhe gjendja e tregut. Në vazhdim do të trajtojmë segmentimin e konsumatorëve dhe ndërlidhjen e këtij veprimi me gjenerimin…

lexo më tepër

Modeli i biznesit me strukturë të ndarë

Përgatiti: Skender Mustafi Modeli i biznesit me strukturë të ndarë ( anglisht: Unbundled business model) paraqet një model biznesi i cili përbëhet nga tri struktura të cilat janë të ndara në mënyrë që të anashkalohen konfliktet mes aktiviteteve në to. Të tri strukturat në fjalë në baza funksionale janë lloje të ndryshme të biznesit të cilat mund të ekzistojnë përbrenda një lloji të biznesi ose/dhe të kombinohen dy nga ato, varësisht nga nevoja e biznesit të caktuar.

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Struktura e propozuar nga Osterwalder dhe Pigneur

Përgatiti: Skender Mustafi Siç e dimë, modeli i biznesit përshkruan mënyrën, rrugën, taktikat, se si një organizatë krijon, shpërndanë dhe zë vlerë. Pra, duke shqyrtuar komponentë të ndryshëm, modelet e biznesit përshkruajnë dhe qartësojnë ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të kompanisë në mënyrë që krijimi i vlerës të qartësohet që më pastaj nga ajo vlerë të përcaktohet pjesa e cila u shpërndahet konsumatorëve dhe “të tjerëve” dhe pjesa e cila mbetet për organizatën. Studiues të ndryshëm në veprat e tyre sugjerojnë struktura të ndryshme për përpilimin e modeleve të biznesit,…

lexo më tepër

Platformat multidimensionale të modelit të biznesit në sferën e reklamimit

Autor: Skender Mustafi Modelet e biznesit të kompanive të marketingut në sferën e reklamimit zakonisht, e që nuk përjashtohen rastet specifike, janë platforma multidimensionale. Në këtë mënyrë kompania e cila ofron shërbimet e reklamimit qëndron në mes dhe anash janë të lidhur të gjithë pjesëmarrësit tjerë.  Platforma është e përpiluar në atë mënyrë që në njërën anë përmes shërbimeve, produkteve dhe përmbajtjes falas tërhiqen përdoruesit dhe në anën tjetër të ardhurat gjenerohen në atë mënyrë që kompanive u ndahet hapësirë për reklamim.  Platformat në internet kohëve të fundit kanë arritur…

lexo më tepër