Nina-nana, t’përkun nana

Nina-nana, t’përkun nana, T’u mushtë qafa me gjerdana! Nina-nana, molla bek-e, As po ke kuj m’i gjet-e? N’daç sat am-e, n’daç tit et-e, A n’daç nans për miradi-e, A n’daç babs për bukuri-e, O për bes’o për dhanti-e. Po vjen gjumi tuj përvet-e: Nina-nin, nin-nin-o, “Kush e ka djalin me fjet-e?” Tuk e ka nana e vet-e. Nina-nana, nin-nin-o Pëllumi i nanës-o! Ninull nga Shëngjini ,  Lezhë, 1963

Read More