E ardhmja e biznesit nën ndikim të internetit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 5 minuta Autor: Skender Mustafi Shumë faktorë si ata teknologjik, politik, zhvillimi i biznesit e të tjerë, ndikojnë mbi suksesin dhe zhvillimin e biznesit, por në këtë artikull do të përqendrohem vetëm mbi interntetin dhe ndikimin e tij mbi zhvillimin e biznesit në të ardhmen. Në të ardhmen, në trilogjinë e zhvillimit të biznesit dhe internetit, secili element do të ndikojë mbi njëri tjetrin, sikur që zhvillimet e suksesshme të biznesit do të ndikojnë mbi zhvillimet teknologjike me investime të larta në to, gjithashtu edhe inovacionet teknologjike do të ndikojnë mbi zhvillimin e biznesit…

Lexo më shumë

Ndikimi i biznesit në zhvillimin e Internetit dhe përmbajtjes së tij

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: Skender Mustafi Parimisht, shtytësit kryesorë për zhvillimin e teknologjive të internetit dhe të përmbajtjes së tij, duke përfshirë këtu si përmbajtjen në kontribute ashtu edhe atë në zhvillimin e programeve dhe platformave të ndryshme, janë bizneset. Kompanitë e ndryshme botërore investojnë miliona nga kapitali i tyre në zhvillimin, në njërën anë të teknologjive të reja siç janë teknologjitë e reja të rrjetit, kompjuterët, lexues të ndryshëm (p.sh. lexues lajmesh, lexues librash, e të tjerë), celularë të mençur e të tjerë, dhe në anën tjetër investojnë në përmirësimin dhe pasurimin…

Lexo më shumë

Ndikimi i zhvillimit të Internetit dhe përmbajtjes së tij mbi strategjitë e reja të biznesit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta Autor: Skender Mustafi Interneti u ofron bizneseve mundësinë për të prezantuar imazhin komercial pa marrë parasysh madhësinë dhe vendndodhjen e tyre. “Në fakt, në Internet, madhësia e veprimit të një organizate luan rol të vogël sepse Interneti është një ambient i hapur”. (Abdulla, 2009)” Kështu, “Interneti nuk paraqet vetë një rrjet global të bashkuar për zë, të dhëna dhe video, por gjithashtu një infrastrukturë të një platforme digjitale rrënjësisht të re përmes së cilës mund të veprojë biznesi global.” (Atkinson, Ezell, Andes, Castro, & Bennett, 2010)

Lexo më shumë

Ndikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 6 minuta Autor: Skender Mustafi Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.

Lexo më shumë

Ndikimi i Internetit në zhvillimin e biznesit: Trilogjia e zhvillimit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: Skender Mustafi Interneti s’paraqet një ide e cila po ka ndikim të madh në çdo pore të jetës së njeriut, por është një strukturë kompakte teknologjike që ka mundësi të ruaj të gjitha llojet e informacioneve në vete, dhe të shpërndajë ato në çdo vend në mënyrë përnjëhershme. Për më tepër, Interneti lejon ndërveprim të automatizuar dhe interaktiv në mes të gjitha llojeve të elementeve të lidhura mes vete siç janë njerëzit, programet kompjuterike, mjetet elektronike, rrjetet e internetit e të tjera. Për shkak të kësaj ngjeshjeje komplekse, është…

Lexo më shumë