Ndikimi i Internetit në ndryshimet në treg

Autor: Skender Mustafi

Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura ngushtë me shpenzime të larta komunikimi, shpenzime të larta për mbledhjen e informacioneve, dhe shpenzime të larta për transaksione (Porter, 2001). Për më tepër, tregjet e suksesshme në Internet siç janë Amazon.com, eBay.com e të tjera, kanë lehtësuar depërtimin e kompanive në biznesin elektronik përmes ofrimit të mundësive të cilat ndërlidhin furnizuesit dhe konsumatorët. Përfundimisht, Interneti ka krijuar vend të ri tregtimi, vendin virtual (Rhee,  Sanders,  &  Simpson,  2010) ku në biznesin në tërësi paralelisht ekziston me tregun tradicional dhe përmbush nevojat e konsumatorëve të njëjtë në përgjithësi. Read more about Ndikimi i Internetit në ndryshimet në treg