në hall të një miku

ulur mbi statujë jete ti ngarendë pas hijeve të ngatërruara nga këmbët “kumtesë kohe” unë jam mbështetur për muri e shpresë s’ka mëngjesit të së nesërmes nëse kthehesh në pavijon kujtimesh quajtur prishtinë e prerë do të shohësh kohën ulpianë e martuar dhe ndokush do të vërej heshtjen tënde ndonjëri prej pavijonasve vrojtimesh do të të sheh kthyer kah perëndimi i veshur dhëndër i ëndrrës së prerë © Skender Mustafi

lexo më tepër