Nina-nina çunin-o përgjum` pëllumin-o përkun natë e përkun ditë, që t`më rritesh çik nga i cikë Të rrit nana ty asgan, që ti ngjash stërgjyshve tanë, të rrit nana trim me fletë, që t`më japësh gëzim në jetë nina nana çunin-o merre gjumë pëllumbin-o Ninull tiranase e vitit 1974
lexo më tepërEtiketë: ninulla
nina-nëna,djalin
nina-nëna,djalin flij, flij o biri im! ju bëfsh nënës po si mollë të qon nëna, ty ne shkollë që të msosh në fakulltet që t’mos shkosh në gurbet si babi që qon jetë nëpër rruga duke fjetë nina -nëna, djalin tim flij ,flij, o biri im !!!
lexo më tepërNina-nana sheqer n’letër
Nina-nana sheqer n’letër, m`u befsh burr e plak me mjekër! Nina-nana, t`shkoftë i bardh moti, m`u befsh trim si Kastrioti! djepi tundet, nana punon djali fle dhe me s`dëgjon. Ninull nga Fier, 1963
lexo më tepërNina-nana, nin me fjetë,
Nina-nana, nin me fjetë, Ty të martë ni gjumë i lehtë, Gjumi i lehtë, gjum sevda, Ty t’ban nana motër e vlla. Ninull mushtishase, Suharekë, 1974
lexo më tepërNina-nana mori bi
shumë sevdanë e kam pas për n`ty, Nina-nana çika e re, dy maqina kam me ti ble, nja me qepë, nja me pre nja me qepe nën nji hije, t`pik bojlija përmi krye. Nina-nana shpejt mu rritsh ftyrën nanës ti ja zdritsh, ftyrën ma zdritsh, zemrën ma gëzofsh, jetë të lumtun, bij-o shkofsh!
lexo më tepërNina-nin, t’përkund nana
Nina-nin, t’përkund nana T’përkundi n’djep t’arit Se kshu i ngjitet emni djalit Nina-nina t’qes ke dera Po kam frigë se po t’vret era Nina-nina t’qes ke mani Po kam frigë se t’merr murrani
lexo më tepër