Dështimi në planifikim

Autor: Skender Mustafi Element bazë që ka bërë që shkenca të zhvillohet me një hapërim kaq të shpejtë, e që ishte prezent në traditën e zhvillimit të islamit nga koha e të Dërguarit, paqja qoftë mbi të, e deri në kohën e ndryshkjes së viteve të arta islame, është trajtimi i çështjeve profesionale nga njerëz kompetent, të legjitimuar. Në një kohë kur Evropa ishte në kulmin e errësirës së vetë, që në shkolla na e mësonin si Mesjeta e Errët e që nuk na thoshin se ne ishim në errësirë…

Lexo më shumë

Përtej kodrës së diplomës

Autor: Skender Mustafi Populli në rajonin tim thotë: “Vetë, vetë dhe në fund vendos vetë.” (Pyet, pyet dhe në fund vendos vetë.). Unë vendosa të u them pak fjalë pa më pyetur. Tani ka ardhur koha, për shumë të rinj, që të caktojnë rrugën e së ardhmes. Koha kur shumë gjimnazistë/e i vënë korniza jetës së tyre. Këto korniza vlerësohen të jenë ato të cilat sjellin suksesin dhe njëkohësisht ato të cila mundësojnë zbrazjen e tyre intelektuale. Pra, ky është një pazar rezultati i të cilit do të përcjellë tërë…

Lexo më shumë

Mjerimi ekonomik, kafshatë që s’kapërdihet!

Autorë: Zenelabedin Latifi & Labinot Kunushevci Ta përshkruash gjendjen ekonomike të një vendi kërkon kohë dhe mund, por gjithashtu edhe precizitet. Ne morëm përsipër të shkruajmë për disa çështje ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë, por në një kontekst vetëm sipërfaqësor, duke mos hyrë aq edhe në imtësira dhe vlera numerike. Ajo që e mban një shtet dhe që e bën atë të fuqishëm është ekonomia, pra pasuria e një shteti është ekonomia.

Lexo më shumë

Në të ardhmen do të bëhem astronaut!

Shkruan: Skender Mustafi Pse, kemi ne ani kozmike!! Është absurde që fëmijës të i lihet në duar përcaktimi i së ardhmes , madje duke inkurajuar atë me pyetje të ngjashme si: Çfarë mendon të bëhesh në të ardhmen?. Përcaktimi i synimeve duhet bërë në proporcion me fuqinë dhe mundësinë për t’i arritur ato. Pra, inkurajoi fëmijët tuaj të mësojnë, vrojtoni dhe vlerësoni aftësitë e tyre dhe në bazë të vullnetit të tij/saj për të mësuar dhe në bazë të aftësive të tija/saja ndihmoni në përcaktimin e synimeve. Sigurisht që nuk…

Lexo më shumë

Gruevski e gruevskat i bien daulles e shqiptarët luajnë valle mbi plehra

Autor: Skender Mustafi Mbi ne Kaherë në rajon të Kumanovës ishte e njohur shprehja: “Në Tabanovc bie daullja, llojanasit hedhin valle mbi plehra.” Shprehje të cilën gjithmonë e merrja si ngacmuese dhe qesharake. Si i ri nuk isha në gjendje të e kuptoja mënyrën se si shpesh herë populli i thotë fjalët, si i bën gjestet e si i hedh vallet. Për atë nuk mund të i hidhërohem popullit të ngratë për pa diturinë dhe pa pjekurinë që ka për çështjet e jetës socio-politike sot, por patjetër duhet të i…

Lexo më shumë

Të ushqyerit me hallall

Autor: Skender Mustafi “… Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.” (Kur’an: 6:138), ky është përfundimi i gjykimit të Allahut ndaj atyre të cilët ndalojnë atë që Ai ka lejuar dhe lejojnë atë që Ai ka ndaluar. Kështu, qëllimi ynë nuk është ndalimi i të mirave të Allahut ndaj jush e as lejimi i ndalesave të Tij, por qartësimi i të mirës dhe ndarja e saj nga e keqja. Ne jemi vetëm informues, kurse ata që vendosin mbi veten e tyre jeni ju, megjithëse çdo zgjedhje tjetër përveç…

Lexo më shumë