Arti Islam: Trojet shqiptare

Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[78] Arti Islam në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit…

lexo më tepër

Arti Islam: Miniaturat

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Në artin Islam zënë vend të rëndësishëm edhe miniaturat. Miniaturat më të mira janë ato persiane dhe pas tyre mogulet e turket, që u ndikuan nga persianët përbëjnë kryevepra të artit dhe pasqyrojnë kulmin e artit të pikturës në botën islame. Këto miniatura, sidomos ato të periudhave timuride dhe safavide, në të vërtetë janë çmuar universalisht si kryevepra të mrekullueshme artistike. Miniaturat persiane arritën përsosje të mahnitshme nga këndvështrimi i ekzekutimit të detajeve, ndërthurjes së ngjyrave dhe trajtimit të tyre shpirtëror e jo natyralist të…

lexo më tepër

Arti Islam: Letërsia

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi E rëndësishme është të kuptohet se letërsia arabe dhe ajo Islame dallojnë dhe nuk duhet që këto të dyja të shihen dhe kuptohen si një tërësi. Letërsia arabe është letërsia e cila është zhvilluar para ardhjes së Islamit, gjatë dhe pas ardhjes, kurse letërsia Islame ka filluar të zhvillohet nga ardhja e Islamit e këtej. Ndikimi i Kur’anit mbi shpirtin e myslimanëve ishte aq i madh saqë mjedisi kulturor islam iu kthye botës së letërsisë si formë qendrore e të shprehurit artistik, kudo që u…

lexo më tepër

Arti Islam: Kaligrafia

Kaligrafia Islame ose – bukur shkrimi arab fokusohet si një formë parësore e artit dhe si një shprehje vizuale që lidhet me parimet kozmike dhe shpirtërore të popujve që përqafuan Islamin, si dhe me prejardhjet socio-historike të tyre. Anembanë botës islame, kaligrafia është një simbol që përfaqëson bashkimin, bukurinë dhe fuqinë.[14] Kaligrafia përfaqëson drejtpërsëdrejti përgjigjen e shpirtit të myslimanëve ndaj zbritjes së shpalljes Kur’anore. Poezia arabe ekzistonte para zbritjes së Kur’anit, mirëpo nuk kishte kaligrafi arabe para shpalljes Kur’anore. Kaligrafia islame është një art specifik islam pa ndonjë para prirje…

lexo më tepër

Arti Islam: Arkitektura

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Duke vlerësuar artin Islam në përgjithësi ndoshta mund të thuhet se shprehja më e mirë e artit Islam është në arkitekturë, posaçërisht ajo e ndërtimit të xhamive.[10] Përmes godinave mund të ilustrohet efekti i kulturave të ndryshme në civilizimin Islam. Për shembull arkitektura Islame Jugoafrikane dhe Spanjolle ka elemente të romako-bizantine siç duken në pallatin Alhambra në Grenadë, ose në Xhaminë e Madhe të Kordobës. Megjithatë arkitektura Islame dallon nga ato të mëhershmet dhe ajo evropiane duke pasqyruar elemente të posaçme të zhvilluara nga vetë arkitektët…

lexo më tepër

Arti Islam: Teatri

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Sa i përket artit interpretues format më të përhapura të teatrit gjatë Viteve të Arta Islame ishte teatri i kukullave (që përfshinte kukulla dore, lojëra hijesh, marionete etj) dhe dramat e njohura si ta’ziya, ku aktorët shfaqnin seri me përmbajtje të historisë së myslimanëve. Shfaqjet laike të njohura si akhraja, ishin më pak të popullarizuara se sa shfaqjet me kukulla dhe ato ta’zieh.[50] Teatri turk i kukullave, Karagoz, ka ndikuar dukshëm në rajonin për rreth. Mendohet që ky aktrim të ketë ardhur nga Kina përmes Indisë.…

lexo më tepër