dita e thyer

në mëngjesin e hershëm të së quajturës ditëbardhë biskun e njomë të sapo thyer e mori era të e shpie diku në pafund të heshtjes në agimin e herët të së quajturës ditëbardhë ishin bisqe të njomë u thyen për të rënë në moçal për jetë gjithçka u thye për rreth atë natë bulëzoi një kopil   © Skender Mustafi

Lexo më shumë

Nga Hiri Ringjallem

Poezi nga autorja: Sadbere Gagica-Spahija Përzgjodhi & përgatiti: Shaban Cakolli NGA HIRI RINGJALLEM Heshtje stinësh jam berë Në kështjellën time më kërkojnë Poet ushtarë besnik të fjalës Si gur peshon mbi ëndrrat e mia Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri Në prush Ku hiri sërish kthehet në zjarr Ti vjen në ditëlindjen time të pestë Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia Vdes ringjallem në strofën time Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë Njomë jetën me lule pranvere Ti je Pranvera e lotit tim Unë hiri…

Lexo më shumë

Përkujtojmë mësuesin, poetin, prozatorin dhe kritikun letrar Ibrahim Ibishi

Ibrahim Ibishi(1953-2010)

Shkruan: Shaban Cakolli Dy vjet më parë.në nëntorin e vitit 2010,u shua një emër në yjet e artit shqiptar,por mendja e tij e ndritur la emër të madh e të pashlyar në krijimtarinë tonë letrare. Ibrahim Ibishi ishte poet që rrëmbeu përjetshëm stinën e tij të jetës. Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore e shpirtërore, krijuese, me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke, me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjes shpirtërore, njësoj si vet stina…

Lexo më shumë

Gjuha Shqipe

Autor: Shaban Cakolli Gjuha shqipe, gjuhë nëne gjuhë zemre, gjuhë kombi më e mira, më e ëmbëla. më e dëlira më e shtrenjëta e dhuntive që dhuratë na e dha Zoti

Lexo më shumë

mbi lutje

një ditë do të bien të gjitha shpresat në ujë as unë nuk e di çdo të bëhet as vetë jeta nuk mund të bie në gjumë pa thënë se vërtetë është dëshpëruar nga dashuria me profil të akullt

Lexo më shumë

takimi me fëmijën

fëmijën e ëndrrës e shikoj në sy dhe skuqem nga turpi në prag të rrugës së thyer e shoh kolonën që vete drejt diellit dhe si shkrepë shfaqet heshtja mes gurëve të lënë fëmija heshtë

Lexo më shumë