Personat në moshë të shtyrë

Rëndësia e pjesëmarrjes nëpër sisteme shoqërore – trajtuar nga pikëpamja e punëve sociale Autor: Skender MustafiBSc. Punët Sociale Në këtë punim shkencor do të trajtohet rëndësia e të qenit pjesë e sistemeve sociale për personat në moshë të shtyrë, pleqtë. Punimi lë anash dimensionet tjera të hapësirave të jetës së këtij grupi shoqërorë. Në këtë hulumtim është bërë trajtimi i situatës së personave në moshë të shtyrë vetëm nga pikëpamja e punëve sociale. Kjo temë do të shtjellohet duke iu qasur pasojave të mospjesëmarrjes nëpër sisteme sociale dhe shkaqet të…

lexo më tepër

Format e shtrirjes së Kompjuterizimit në Re

Autor: Skender Mustafi Janë të njohura katër forma të shtrirjes së kësaj teknologjisë së Kompjuterizimit në Re edhe atë në: Re Publike [1]Re Publike (anglisht: Public cloud) – të cilat janë të organizuara në atë mënyrë nga ana e ofruesit të shërbimeve ashtu që aplikacionet, bazat e ruajtjes së të dhënave dhe burimet tjera janë të ofruara për publikun e përgjithshëm. Këto shërbime janë falas ose me pagesë sipas shfrytëzimit me qasje vetëm përmes internetit. Shërbime në re të tilla ofrojnë kompanitë e njohura si Amazon AWS, Microsoft Inc., Google…

lexo më tepër

“Web Mining” në mediat shoqërore për të gjetur fituesit e mundshëm të çmimit “Oscar”

“Web minin” që në shqip ka kuptimin “gjurmimi i përmbajtjes së faqeve të internetit” është formë e njohur e gjurmimit të sjelljes së konsumatorëve. Teknika të tilla shfrytëzojnë kompanitë e marketingut për të analizuar faqet e tyre, rrjetet shoqërore si dhe përmbajtjet e internetit në përgjithësi qoftë për ndonjë rajon të caktuar, qoftë “tërë internetin”, për të kuptuar sjelljet e konsumatorëve ndaj kompanive, produkteve dhe ngjarjeve të ndryshme. Web mining është një temë e gjerë e cila meriton trajtim të posaçëm për të kuptuar shkencërisht. Kjo teknikë e njohjes së…

lexo më tepër

Si të përfitoj nga rrjetet shoqërore?

Autor: Skender Mustafi Definimi Rrjetet shoqërore në internet janë sisteme të reja të shpërndarjes së informacioneve dhe takimit të njerëzve në hapësirën virtuale. Rrjetet shoqërore shihen ndryshe nga studiues të ndryshëm, rrjedhimisht edhe definohen ndryshe. Disa i definojnë rrjetet shoqërore si grupe njerëzish të ndërlidhur me grupe lidhjesh me kuptim të caktuar, të tjerët i definojnë si rrjete të mbyllura të “fjalës së gojës”, e disa të tjerë si Janell L. Carroll (2009) i definojnë ato si struktura të përbëra nga individët të cilët janë të lidhur ngushtë përmes institucioneve,…

lexo më tepër