Marketingu nga një Qasje Hyjnore

Autor: Mrs. Skender Mustafi Që nga studimet e para në vitin 2005, më sfiduesja deri më tani më është situata e përballjes mes ambientit islam në marketing ose ndoshta edhe duhet thënë marketingut në ambientin islam. Kjo përballje është sfida ime më e madhe në fushën e marketingut për shkak të shumë faktorëve e një ndër të cilët është edhe mungesa e studimeve serioze islame në këtë fushë. Tragjike është që dije profesionale në këtë fushë, përveç disa studimeve të pakta, mungon në gjithë botën islame. Marketingu, edhe pse një…

Lexo më shumë

Ma mbush një akullore, një fyll “sonçoklet” dhe mos më çaj trapin

Autor: Skender Mustafi MSc. BIS & BSc. BA Nëse vërtetë më ka mësuar diç kurbeti janë: dhimbja për vendlindje dhe dhimbja për njerëzit që jetojnë në atë tokë sepse vetëm së bashku kanë kuptim të plotë, njohja e vetes dhe njohja e shoqërisë sime nga e cila vijë sepse të harruarit e faktit të prejardhjes pamundëson njohjen e vendit dhe shoqërisë në të cilin gjenden, mbrojtja e identitetit tim sepse ikja nga identiteti për të marrë një identitet tjetër të lë pa identitet. Sa i përket kësaj pikës së fundit…

Lexo më shumë

Papastërtia nuk pastrohet me papastërti

Autor: Skender Mustafi Asnjë ngjarje, asnjë akt i ndonjë individi, i ndonjë pjese të shoqërisë, i ndonjë shoqërie, madje i shoqërisë si tërësi nuk mund të merret si shkak për të tejkaluar ligjet Hyjnore. Veprimet e të tjerëve në asnjë mënyrë nuk janë peshore e cila matë situatën dhe lejon ose ndalon veprimet jashtëligjore. Ajo që ne duam të veprojmë ose/dhe veprojmë, e që është e ndaluar, nën presion psikik për shkak të ndonjë ngacmimi të jashtë nga burimet që ceka, nuk duhet arsyetuar dhe nuk mund të merren si…

Lexo më shumë

Tëhuajsimi i kurbetçiut

Autor: Skender Mustafi Publikuar më: 12 Shkurt 2011 Ripublikuar më: 17 Qershor 2014 Gjatë fëmijërisë e mbaj mend se si familjarët mblidheshin dhe kuvendonin qeshnin e qanin së bashku në pritjen dhe përcjelljen e familjarëve kurbetçinj. Ndër tjerash shpesh flitej mbi fillimet e para të dhimbshme e të vështira dhe mbi shkaqet të cilat i kishin shtyrë që të merrnin këtë rrugë.Thuajse të gjithë nga ata që flisnin mbi shkaqet si ndërtimi i një shtëpie, blerja e një are, shlyerja e një borxhi, bërja e një dasme kishin ndërmend t’i shkelnin…

Lexo më shumë

2014 (fjalët e mia)

Studimi Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi). Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim. T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se…

Lexo më shumë

Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!

Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…

Lexo më shumë