Shteti i do të dhënat tua nga Facebook – ti je ndoshta terrorist

Përgatiti: Skender Mustafi  Në një lloj mbështetjeje të asaj analize të bërë tek artikulli “Big Data – thika me dy teha“, ku kam trajtuar të dhënat dhe shfrytëzimin e tyre për të marrë vendime të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë si me fatin e individëve ashtu edhe me fatin e shteteve, organizatave, instituteve. As në atë artikull e as në këtë nuk do të merrem me atë se si duhet të silleni me shpërndarjen e të dhënave private në internet. Nga përvoja shoh se shumë persona nëpër mediet sociale shprehen…

lexo më tepër

Shqipëria në Facebook

Përgatiti: Skender Mustafi Këto të dhëna janë bazuar nga burimi zyrtar i informacioneve, pra Facebook. Të dhënat janë të kontrolluara më 30 korrik 2013. Sipas të dhënave të Facebook-ut Shqipëria ka gjithsej 1.268.200 të regjistruar në Facebook nga të cilët 828.200 meshkuj dhe 440.000 femra. Këta përdorues ndahen në grupmosha si vijon: Grupëmosha   Meshkuj   Femra   Gjithësej  13-15  44.000  24.000    68.000  16-20  260.000 152.000  412.000  21-25  240.000 128.000  368.000  26-34  174.000  82.000  256.000  35-45  70.000  34.000  104.000  46-55  22.000  13.200    35.200  56 –  18.200  6.800    25.000 Gjithësej 828.200 440.000…

lexo më tepër

Cili shfletues është më i miri për momentin?!

Autor: Skender Mustafi A është me rëndësi të diskutojmë për këtë çështje? Po, si për programuesit e ueb faqeve ashtu edhe për shfrytëzuesit e thjeshtë. Vini re, programuesit e faqeve të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve të cilat në vëllim financiar janë të mëdha programojnë dhe dizajnojnë faqet e tyre që tu përgjigjen njëjtë të gjithë shfletuesve, por jo edhe kompanitë e vogla dhe ofruesit tjerë të shërbimeve. Që të programohet një faqe për të gjithë shfletuesit vërtetë nevojitet investim i konsiderueshëm në kohë dhe mjete financiare. Madje edhe sikur ti…

lexo më tepër

Përcjellja e suksesit të marketingut përmes Twitter

Autor: Skender Mustafi Qëllimi i realizimit të marketingut në Internet, që është i bazuar thuajse tërësisht në pjesën e reklamës, është që të arrihen sa më shumë vizita në faqen e caktuar, qoftë ajo një faqe private e një kompanie apo e një produkti ose shërbimi të caktuar. Më tej, vetëm analizat e një veprimi të mëparshëm shpien drejt të kuptuarit të suksesit të arritur nga ai veprim si dhe përpilimin e planit për të vazhduar ose përmirësuar gabimet e bëra në atë veprim. Pra, suksesi vije pas analizës së rezultateve të arritura…

lexo më tepër