Marketing miksi në internet (virtual)

Autor: MSc. Skender Mustafi Akoma ka diskutime rreth studiuesve të marketingut rreth asaj se si duhet shikuar marketingu modern, cilët elemente duhet vendosur në majë dhe cilat në fund të piramidës së marketingut. Nëse merrni dhe shoshitni publikime0t, në këtë lëmi, pas vitit 2010, mund të vëreni se vendimet janë të ndryshme dhe nuk ekziston pëlqim i studiuesve i cili favorizon një element dhe ngritë atë qartë mbi elementet tjera. Për të kuptuar, vlerësuar dhe ndarë  funksionet e marketingut, fillimisht duhet kuptuar, vlerësuar dhe ndarë marketingun. Duhet kuptuar marketingun tradicional…

lexo më tepër

Ndikimi i Internetit dhe zhvillimi i biznesit

Autor: Skender Mustafi Trilogjia e zhvillimit është fundamenti mbitë cilin krijohet baza e zhvillimit të përgjithshëm të biznesit në ditët e sodit, duke përfshirë biznesin tradicional dhe atë në Internet. Kjo trilogji mund të perceptohet vetëm në pikëpamjen e përgjithshme, ndërsa në pikëpamjen e zhvillimit të biznesit është një proces që zhvillohet në prapavijë. Është një proces shtytës që ndikon drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit. Të kuptuarit të drejtë të këtij zhvillimi bëhet përmes analizës së çështjeve si zhvillimi i teknologjive të Internetit dhe…

lexo më tepër

Ndikimi i Internetit në Modelet Tradicionale të Biznesit

Autor: Skender Mustafi Numri i modeleve të biznesit tradicional është shumë i madh, si rrjedhojë përqendrimi në këtë artikull do të jetë në analizën e ndikimit të Internetit në veçanti vetëm mbi disa nga industritë më të mëdha dhe në përgjithësi mbi të gjithë modelet tradicionale të biznesit si tërësi. Kjo do të ndihmojë në sqarimin më të përafërt të ndikimit të Internetit mbi modelet e biznesit tradicional dhe nevojën e bizneseve tradicionale për të zhvilluar strategji të reja si përgjigje ndaj këtyre ndryshimeve.

lexo më tepër

Dallimi mes produktit si funksi i marketingut në internet dhe atij tradicional

Autor: Skender Mustafi Produkti tradicional është definuar si gjithçka që mund të ofrohet për vëmendje, blerje, përdorim, ose konsumim që mund të plotësojë dëshirat ose nevojat (Kotler & Armstrong, 2008). Në anën tjetër produkti në internet, nga LSE (2010), është definuar si tërësi që mund të kodohet në mënyrë digjitale pastaj të transmetohet shpejtë, me saktësi dhe lirë. Pra, është të kuptuarit e produktit ajo që e bën të dallohet produkti tradicional nga produkti në internet dhe jo shërbimi li lidhur me të.

lexo më tepër