Pyetjet e Kumanovës!?!

Autor: Skender Mustafi Ka raste si ky i Kumanovës kur grupet e njerëzve në përgjithësi dhe profesionistët në veçanti dalin mbi ujë si kungujt gjysmë të kalbur pjesa e mirë e të cilëve duket sipër. Vërtetë është për të ardhë keq që askush nga “analistët dhe të informuarit” edhe pas kësaj kohe nuk doli me një shtjellim të plotë të nismës së kësaj “dasme”. Ajo që është e qartë, në këtë rast, e që injorohet në tërësi gjatë analizave, është fakti se ndodhia e Kumanovës ishte e planifikuar dhe “herët…

Lexo më shumë

lymi i heshtjes

më kujtohet vetëm lymi vetëm lymi i zi fotografi vdekjeje janë në mua zgjuar duke ecur duke ndenjur mendoj për bregdetin e lodhur mendoj për qerpikun e kalbur mes thërrmijave të vuajtjes një grusht lym mi mbyll sytë që panë gjysmëjetën dhe rri lymi sot sikur ngjitës në gojën time që deshi ta përqafoj britmën e pasqyrës në rrojtore stinësh bubullima më kujton heshtjen frikohem prapë kujtimet oh kujtimet e flakta që rrëfehen në shpirt i dëgjoj dhe vetëm unë vuaj nga tharja e zhurmës © Skender Mustafi

Lexo më shumë