Tetë lloje të videove reklamuese dhe zhvillimi i motivit përkatës

Autor: Skender MustafiBsc: BA & MSc. BIS Videot reklamuese dhe llojet e tyre mund të përmblidhen nëpër grupe të ndryshme, varësisht mënyrës dhe faktorëve të grupimit. Në këtë shkrim kemi përmbledhur llojet më të rëndësishme të videove reklamuese sipas perspektivës së ndërmarrjes. Për bazë është marrë motivi i ndërmarrjes dhe synimi i përcaktuar. Në përgjithësi, promocioni, si pjesë e marketingut, shfrytëzohet për t’i bërë me dije konsumatorit se ndërmarrje dhe ofertat e saja janë gjithashtu në treg. Madje, tendenca është gjithashtu të jepet një mesazh edhe me i fortë, ku…

lexo më tepër

Gjatësia ideale e videove për reklamim

Autor: MSc. Skender Mustafi Tanimë kemi vendosur të bëjmë një video për të shpërndarë një vlerë. Pyetja kryesore është: Cila është gjatësia ideale e një videoje në mënyrë që njëkohësisht të kënaqet dhe motivohet shikuesi për të kaluar në konsumator ? Njohja me temën Gjithçka sa i përket vlerës, konstruktit, elementeve dhe idesë së realizimit të një video materiali reklamues është relative, përveç gjatësisë. Sa më i shkurtër është një video material aq më të mëdha janë gjasat që të pranohet, përsëritet, tu sugjerohet e shpërndahet të tjerëve. Dinamika e shpërndarjes…

lexo më tepër

Pesë karakteristikat që duhet pasur një video edukative

Video Edukative

Autor: Skender MustafiMSc. në Sistemet Informative të BiznesitBSc. në Administrim Biznesi Video në marketing inbound Reklamimi tradicional dita ditës është u bërë formë e padëshiruar për konsumim. Konsumatorët janë duke u bërë ‘imun’ ndaj reklamave të ndërmarrjeve dhe produkteve të tyre. Arsyeja për një sjellje të tillë është përqendrimi i porosisë së reklamës tek interesi i ndërmarrjes. Reklama flet për ndërmarrjen dhe vlerat e saja dhe jo për konsumatorin, nevojat, dëshirat dhe problemet e tij. Sidoqoftë, në treg është duke marrë hov një strategji tjetër e komunikimit me konsumatorët. Kjo…

lexo më tepër

10 mjete falas për të rregulluar videot e prishura

Përgatiti: Skender Mustafi Shpesh herë video regjistrimet paraqesin probleme gjatë hapjes. Kjo ndodhë në të shumtën e rasteve për shkak të kopjimeve dhe rikopjimeve me defekte ose për shkak të zhvendosjes së tyre nëpër platforma të ndryshme. Sidoqoftë, nëse një video material nuk hapet nga një lexues si për shembull Windows Media Player, nuk do të thotë se ky material duhet grisur meqë pa asnjë problem mund të hapet nga një lexues tjetër si p.sh. DivX Player e të tjerë. Ajo që është shumë me rëndësi në këtë rast, është fakti se…

lexo më tepër

Ngjeshni video skedat pa humbur kualitetin e tyre

Përgatiti: Skender Mustafi Një nga softuerët shumë të njohur për të ngjeshur video materialet duke mos humbur kualitetin e tyre, është VirtualDub. Softueri është falas dhe ka madhësi gjithsej rreth 6 MB. Më poshtë do të mund të lexoni udhëzimin rreth mënyrës së shkarkimit dhe përdorimit të softuerit. Shkarkoni softuerin duke kaluar KËTU. Kjo është një nyje e cila hap Sourceforge.org e që është bazë për shkarkimin e softuerëve të ndryshëm. Me të hapur të faqes klikoni mbi nyjën e ngjashëm në foton më sipër, pra tek “Download VirtualDub-……zip (…MB)” për të shkarkuar softuerin në kompjuterin tuaj.…

lexo më tepër

HTML5 Hap Pas Hapi: Integrimi i Videove

Autor: Skender Mustafi Përmes formave (anglisht: canvas) të ndryshme që mund të kombinohen me HTML e që tani JQuerry format janë të standardizuara për HTML5, HTML mundëson integrimin e medieve të ndryshme si video, audio, foto, flash etj.. Më poshtë do të sqarojmë se si bëhet integrimi i medieve në një kodt HTML5 dhe atributet të cilat ky kod mbështetë dhe mund të integrohen.  Inegrimi i video materialeve HTML5 për dallim nga versionet e mëparshme, mbështetë standard për integrimin e video materialeve në faqe interneti. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm…

lexo më tepër