takimi me diellin

me sytë e mëngjesit
i shijova rrezet e para
të jetës lakuriqe

me të u zhvesha mbi gjelbërim
më ledhatoi era lëkurën mbi të
e shijova

më mori në vete

jetuam së bashku gjer në ditën e fundit

dhe me frymën e vdekjes
fjeta mbrëmë

sa të ëmbla ishin kujtimet
për takimin me diellin

Autor: Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment