takimi me fëmijën

0

fëmijën e ëndrrës
e shikoj në sy dhe skuqem nga turpi

në prag të rrugës së thyer
e shoh kolonën që vete drejt diellit
dhe si shkrepë shfaqet heshtja
mes gurëve të lënë
fëmija heshtë

në ujëra lahem
e mureve përplasem

pllakat
flasin se si një i huaj ka urinuar mbi to
dhe vazhda ka mbetur

fëmija më shikon
unë duhet t’i them
se isha në mes të kolonës

ah
sa takim i tmerrshëm

 

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPër pyetjet e pa zakonshme Wolfram|Alpha ka përgjigje interesante!!
Artikulli tjetërmbi lutje
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE