Të kuptuarit e realitetit në distancë

Shkroi: Skender Mustafi

hekurudha largesiaSa më larg je nga të afërmit ose dhe më të dashurit, e sa më gjatë nuk shihesh me ata, aq më pak ke për të folur kur i takon ata. Gjatë gjithë kohës, para takimit, të ngërthen ndjenja që ke shumë për të folur, megjithatë realiteti është ndryshe dhe e gjithë ajo pritje kalon në një zhgënjim real i përmbyllur me pak fjalë.

Njëjtë është nëse largoheni nga miqt e mirë, nga realiteti, nga e vërteta, nga leximi, nga libri, nga veprat e mira, nga të përkujtuarit e veprave të mira dhe njëkohësisht nga dëshira për t’i përsëritur ato ose për të realizuar vepra të tilla të ngjashme, nga dita e sodit e nga planifikimi i së nesërmes, nga Krijuesi.

Unë vlerësoj se ky përkujtimi i fundit duhet të na është mbi supe për të kuptuar, vlerësuar e mirënjohur të gjitha të tjerat.

Mos u largoni.

Po këto i keni lexuar?