Të ta uroj pavarësinë apo jo?

0

Autor: Skender Mustafi

small1Çka mi ke hap sytë?

Ti po mendon se akoma je në kohën e komunizmit? Kur për një fjalë goje mundje të shkoje në polici dhe të këndoje për gjithçka! Apo ndoshta po mendon se je në kohën e atdhedashurisë së flakët ku çfarëdo lloj diskutimi ose dileme në ditë “të mëdha” ishte i ndaluar nga individët si ti.

Ajo kohë kaloj.

Jam i kënaqur që nuk jetoj në kohën e babës kur një, qoftë edhe cung nga cungat që nuk mund të gdhendet kurrë, flet. Të tjerët heshtin dhe pohojnë me kokë thuaje se ky “cungu” e kënaqi. Unë po jetoj në një kohë të mendimit dhe të të kuptuarit plural. Në një kohë në të cilën mund të gjejë forma të shpreh mendimin tim përkundër pasojave që mund të dalin. Së paku nuk kam nevojë të dëgjoj përçyrrjet tua, fjalët boshe dhe përurimet e rreme. Thjeshtë mund të ta them në sy se ti je gënjeshtar. S’je asgjë që e meriton të të respektoj aq sa po kërkon e po brohoret.

Meqë kam fjalën, unë po ta them ty një gjë: Ti se meriton të ta uroj këtë që po pret. Fundja po pyes: çfarë të të uroj unë ty?

Urimet bëhen pas arritjes së një suksesi të caktuar i cili meriton urime. Edhe sukseset, jo të gjitha meritojnë urime. Shembull, nëse ke diplomuar dhe provimet i ke kaluar përmes lidhjeve e zgjidhjeve, vjedhjeve e përdredhjeve, a mendon se duhet të të uroj? Çfarë të të uroj?

Sidoqoftë! Le ti kthehemi temës.

Mos u përçyrr.

Më trego, çfarë ke bërë ti për Shqipëri dhe shqiptar? Ke bërë ndonjë vepër e cila sadopak meriton të përurohet? Ti që mua dhe të tjerët ndërkohë i quan maqedonca, ose hajdut malesh, ose thjeshtë vagabond, ose turk, ose arab, ma trego veprën e shqiptarit që je, cila është ajo?

Atëherë kur nuk kishte luftë dhe ti ia mbathe nga aty dhe më le vetëm të mendoj rreth shumë gjërash, tani më del si një kukull e dirigjuar nga dëshira për mirënjohje dhe më akuzon se s’jam shqiptar.  Nga cila lëvozhgë ke dalë ti?

Unë jam shqiptar, dhe ti s’je aspak më shumë se unë shqiptar.

Unë kam vendosur që të uroj vetëm ata të cilët kanë realizuar vepra për shqiptarët, vepra të cilat meritojnë përurime dhe jo ata brekë pa larë të cilët mbushin e stërmbushin restoranet dhe pinë e dehen në emër të pavarësisë dhe nuk kanë asgjë në konton e tyre e cila i bënë shqiptar veç “lozës” dhe nënës që i lindi si të tillë deshën apo s’deshën.

 

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSi ti fshehë ose mbyllë dosjet?
Artikulli tjetërThënie nga Filip Kotler
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *