tëhuajsimi i shpirtit

sytë i duken në pikën e ujit mbi kalldrëme
vetulla i është shpërndarë në ajrin për rreth
buzët i janë çarë me plasaritjet e tokës
i është rrudhur lëkura e butë
me vuajtje e valëve të detit
gjaku i është ngrirë në ëndrrën e llahtarshme
fustani i është skuqur me heshtjen e fundit
emir i është harruar në raftet e pluhurosura

në mëngjes
i thanë të e veshë petkun që i sollën
heshti me buzëqeshje të thyer
dhe vetëm një pikë loti i doli nga syri
ai lot ra mbi kalldrëmin e fundit
të rrugës së sajë

tani e kërkoj fytyrën e ndërtuar nga fjalët
dua të e gjejë dhe ndonjë pjesë të jetës sime

asaj
sytë i duken në pikën e ujit
apo ndoshta është lot

mos e shijoni edhe këtë pjesë që mbeti
se
sytë i duken në pikën e lotit mbi kalldrëme
aty duken
duket ajo e tëra në sy

 

Autor: Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment