Tetë gjëra të dobishme/dëmshme

Ka thënë i Derguari, s.a.v.s.: “Tetë gjëra nuk ngopen nga tetë të tjera: syri në shikim, toka me shi, gruaja me burrë, dijetari me dituri, pyetësi me tregimet, ruajtësi i parave për të grumbulluar sa më shumë, deti me ujë dhe zjarri me dru”.

Ka thënë Ebu Beker es Sidik, r.a: ”Tetë gjëra janë zbukurim i tetë të tjerave: toleranca është bukuria e varfërisë, falënderimi është bukuria e begatisë, durimi është bukuria e fatkeqësisë, urtësia është bukuria e diturisë, modestia është bukuria e kërkimit të dijes, qarja është bukuria e frikës, lënia e ndihmës (mosmarrja e bursës) është bukuria e bamirësisë dhe dorëzimi – përkushtimi është bukuria e namazit”.

Ka thënë Umeri, r.a.: “Kush i le fjalët e tepërta, i jepet urtësia; kush e le shikimin e tepërt i jepet përkushtimi me zemër; kush e le ushqimin e tepërt, i jepet shija e ibadetit; kush e le të qeshurit e shumtë, i jepet pozita (respektohet); kush e le shakanë, i jepet fisnikëri; kush e le kënaqësinë e dynjasë, i jepet dashuria e Ahiretit; kush e le të përfolurit e të metave të të tjerëve, i jepet përmirësimi i të metave të veta; kush i le shpifjet në atë se si është e çfarë është Zoti, i jepet pafajësia (pastrohet ) nga nifaki – dyfytyrësia”.

Uthmani, r.a. ka thënë: “Shenjat e njohurive janë në tetë gjëra: zemra me frikë dhe shpresë, gjuha e tij me falënderim – lavdërim, sytë e tij me turp e qarje, dëshira e tij me lënien e kënaqësisë, d.m.th lënien e dynjasë dhe kërkimin e kënaqësisë së Zotit”.

Ibni Abasi, r.a., thënë: “S’ka dobi nga namazi që nuk ka përkushtim; nuk ka dobi në agjërimin gjatë të cilit nuk ndalen fjalët e kota; s’ka dobi nga leximi që nuk ka meditim në të; s’ka dobi në diturinë që nuk ka mrekulli; s’ka dobi në pasurinë që nuk ka dorëlirësi; s’ka dobi në vëllazërimin që nuk ruhet – mbrohet; nuk ka dobi në begatinë ku nuk ka earje dhe nuk ka dobi në duanë në të cilën nuk ka sinqeritet”.

Po këto i keni lexuar?