Thënie mbi diturinë

0
Përgatiti: Skender Mustafi
Përgatiti: Skender Mustafi
  1. Nëse ke dituri, le t’i ndezin të tjerët qirinjtë në të. —Margaret Fuller
  2. Të menduarit: të folurit e shpirtit me veten. –Platoni
  3. Mendjet e mëdha diskutojnë idetë; mendjet e mesme diskutojnë ngjarjet,  mendjet e vogla diskutojnë njerëzit. –Eleanor Roosevelt
  4. Ne e pyesim veten, kush jam unë të jem madhështor , i mrekullueshëm, i talentuar, i shkëlqyer? Në të vërtetë, kush je ti të mos jesh? –Marianne Williamson
  5. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Albert Ajnshtajn
  6. Informata nuk është dituri. Albert Ajnshtajn
  7. Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë. Albert Ajnshtajn
  8. Shkenca gjurmon religjioni interpreton. Shkenca i jep njeriut diturinë e cila është fuqi, religjioni i jep njeriut mençurinë e cila është kontroll. Martin Luther King, Jr.
  9. Injoranca është mallkim i Zotit; dituria është krahu me të cilin fluturojmë drejt parajsës. William Shakespeare
  10. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë. Benjamin Franklin
  11. Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë. Benjamin Franklin
  12. Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja  e së vërtetës. John F. Kennedy
  13. Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.  John F. Kennedy
  14. Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm. Audrey Hepburn
  15. Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit. Vince Lombardi
  16. Populli jonë në shumë raste jo që po tregohet i pa ditur, por edhe po tregohet se nuk e do diturinë dhe se ka dëshirë të han supë me bisht luge. – Skender Mustafi
  17. Të gjithë njerëzit për nga natyre e duan dituri. Aristoteli
  18.  Të jesh i vetëdijshëm se je injorant është hap i madh drejt diturisë. Benjamin Disraeli
  19. Nëse njeriu e zbraz kuletën e tij në kokë, askush nuk mund t’ia marrë. Benjamin Franklin
  20. Kur din diçka, të e pranosh që e din atë; dhe kur nuk din diçka, të pranosh që nuk e din atë – kjo është dituri. Konfuçi
  21. Nuk ka të mirë në ndalimin e diturisë që të ecë përpara. Injoranca asnjëherë nuk është më e mirë dituria. Enrico Fermi
  22. Asnjë nga ne nuk është më i mençur se të gjithë ne. Eric Schmidt, University of Pennsylvania Commencement Address, 2009
  23. Fillimi i diturisë është zbulimi i diçkaje që e kuptojmë. Frank Herbert
  24. Nëse dituria mund të krijojë probleme, nuk është injoranca përmes së cilës mund t’i zgjedhim ato. Isaac Asimov
  25. Konfuzioni është fillimi i diturisë. Khalil Gibran
  26. Dituria dhe trungu nuk duhet shfrytëzuar derisa të kaliten. Oliver Wendell Holmes
  27. Kam lindur i pa ditur dhe kam pasur pak kohë të e ndërroj atë (gjendje) aty-këtu. Richard Feynman
  28. Mund të e mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish apsolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfar po bën — kjo është çfar merret parasysh. Kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të gjësendit dhe njohjen e gjësendit. Richard Feynman
  29. Dituria është dy llojëshe. E dimë një temë, ose e dimë ku mund të gjejmë informacione në të. Samuel  Johnson
  30. Rregullat janë vetëm direktiva ndihmëse për budallenjtë të cilët nuk dinë të i thirren mendjes së tyre. Seth Hoffman, House M.D., 2010
  31. Dituria është fuqi.Sir Francis Bacon
  32. E vetmja e mirë është dituria dhe e vetmja e keqe është injoranca. Sokrati
  33. E pëlqej të flas mbi asgjë, është e vetmja gjë mbi të cilën di gjithçka. Oscar Wilde
  34. Të dimë nuk mjafton, ne duhet aplikuar. Të duam nuk mjafton, ne duhet të bëjmë. Johann Wolfgang von Goethe
  35. Është një gjë që njeriu duhet pasur: ose shpirtin e kujdeshëm të bërë nga natyra, ose shpirtin e kujdesshëm të bërënga puna, dashuria, arti, dhe dituria. Friedrich Nietzsche
  36. Dituria nuk ka vlerë nëse nuk e fut në praktikë. Anton Çehov
  37. Të menduarit është më interesant se të diturit, por më pak interesant se vrojtimi. Johann Wolfgang von Goethe
  38. Njohja e të tjerëve është dituri, njohja e vetes është ndriçim.Lao Tzu
  39. Nuk jam mjaft i ri që të di gjithçka.  Oscar Wilde
  40. Te e dimë se e dimë atë që e dimë, dhe që nuk e dimë atë që nuk e dimë, kjo është dituria e vërtetë.Henry David Thoreau
  41.  Kini kujdes nga dituria e gabuar, është më e rrezikshme se injoranca.George Bernard
  42. Dituria ia mbyll gojën njeriut. Erwin Sylvanus
  43. Dituria është në çdo shtet, baza më e siguritë e lumturisë. George Washington, drejtuar kongresit më 8 Janar 1790
  44. Mirësia është dhënë nga Zoti, por dituria blihet në treg. Arthur Hugh Clough
  45. Dituria e asnjë njeriu nuk mund të e tejkalojë përvojën. John Locke
  46. Dituria është krenare që ka mësuar aq shumë; Mençuria është modeste që nuk di më shumë. William Cowper
  47. Mendoj se është më mirë të jetoj duke mos ditur se sa të kem përgjigje të cilat ndoshta janë gabim. Richard Feyman
  48. Informata është vrasësi i cili ngrit dhe shkatërron perandori. Tobsha Learner
  49. Vetëm disa mund të thonë çfarë dinë, pa mos shfaqur çfarë nuk dinë. Ivan Panin
  50. Ti duhesh të jetosh që vërtetë t’i dish gjërat. Dan Simmons
  51. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. Johann Wolfgang Von Goethe

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *