150+ Thënie mbi pritjen

Pritja Skender Mustafi

Përmblodhi dhe përgatiti:
Skender Mustafi

  1. Ndonjëherë mund të humbim vite të jetës duke pritur të përzgjidhemi. Por ajo është gabim. Ti tanimë je i përzgjedhur. – Dieter F. Uchtdorf
  2. E gjithë bota është duke pritur. E gjithë bota ka nevojë për ty. – Sally Field
  3. Prit gomar se del bari. – thënie popullore shqiptare
  4. Të gjitha gjërat i vijnë atij që pret – nëse ai e din për çka është duke pritur. – Woodrow T. Wilson
  5. Pritja është nga të tillat humbje që nuk mund të zëvendësohen. Gjithashtu, pritja është nga të tillat fitore që nuk mund të arrihen ndryshe.Skender Mustafi
  6. Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë. – Lemony Snicket
  7. Zakonisht duhet të presësh atë që ia vlen të pritet. – Craig Bruce
  8. Dhe me siguri edhe pritja do të marrë fund…nëse mund të presësh aq sa duhet. – William Faulkner
  9. Pritja është zhgënjim dhe diskriminim për qytetarët e Kosovës. – Hashim Thaçi
  10. Pritja ia vlen, kur diçka pret.Adem Demaçi
  11. Mos prit. Momenti asnjëherë nuk do të jetë i duhuri. – Napoleon Hill
  12. Të priturit dhe të shpresuarit janë tërësia e jetës, dhe sapo të realizohet një ëndërr ajo shkatërrohet. – Gian Carlo Menotti
  13. Sa shumë nga jeta e njeriut është humbur në prite. – Ralph Waldo Emerson
  14. Çfarëdo që jemi duke pritur – paqe të mendjes, kënaqësi, mirësi, ndërgjegjen e brendshme të begatisë së thjeshtë – me siguri do të vijë tek ne, por vetëm kur të jemi gati të pranojmë atë me një zemër të hapur dhe mirënjohëse. – Sarah Ban Breathnach
  15. Koha e pritjes, vëllezërit e mi, është koha më e vështirë nga të gjitha. – Sarah Doudney
  16. Pritja është ndryshku i shpirtit. – Carlos Ruiz Zafon
  17. Mos i ngut gjërat. Çdo gjë e vlefshme për ta pasur ia vlen të pritet – I panjohur
  18. Pritja i shndërron njerëzit në arinj në një hambar dhe gratë në mace në një thes. – Robert Jordan
  19. Pritja ishte një mëkat për kohën që duhej të vinte dhe çastet ai aktualisht po i shpërfillte. – Neil Gaiman
  20. Pritja është akoma një angazhim. Të mos kesh çfarë të presësh është e tmerrshme. – Cesare Pavese
  21. Gjërat mund të vijnë tek ata që presin, por vetëm gjëra e lënga nga ata që nxitojnë. – Abraham Lincoln
  22. Pritja është kurth. Gjithmonë ka arsye për të pritur. E vërteta është, ka vetëm dy gjëra në jetë, arsye dhe rezultate, dhe arsyet thjeshtë nuk llogariten. – Robert Anthony
  23. Nuk ka arritje madhore e që nuk është rezultat i punës me durim dhe pritjes. – J. G. Holland
  24. Nuk do të arrihet asgjë duke pritur një situatë më të mirë. E sheh ku je dhe e bënë atë që mundesh me të. – Jacob K. Javits
  25. Por gjëja e rëndësishme rreth të mësuarit të presësh, ndjehem e sigurt, se është të dish çfarë je duke pritur. – Anna Neagle
  26. Mos prit rrethanat e jashtëzakonshme për të bërë mirë; shfrytëzo situatat e zakonshme. – Charles Richter
  27. Për çfarë po presim nuk është aq e rëndësishme sa çfarë na ndodhë kur jemi duke pritur. Besoji procesit. – Mandy Hale
  28. Të priturit është rrezik për diçka ose asgjë, është vendimi juaj nëse do të qëndroni edhe më tej me durimin tuaj. – kent Ian N. Cny
  29. Nëse pret që mundësitë të shfaqen, je njëri nga frikacakët. – Edward de Bono
  30. Mos prit! Fillo sot ëndrrat tua, impulset tua, dëshirat tua, momentet tua të veçanta. Sepse ky është momenti yt. – Mary Anne Radmacher
  31. Nëse pret të bësh çdo gjë derisa është e sigurt se është mirë, mbase asnjëherë nuk do të bësh shumë. – Win Borden
  32. I hap krahët – sot. Përse të presësh – Jonathan Lockwood Huie
  33. Nëse prisni, e gjitha që ndodh është se plakeni. – Mario Andretti
  34. Nëse prisni të nesërmen, e nesërmja vjen. Nëse nuk e prisni të nesërmen, e nesërmja vjen. – thënie senegaleze
  35. Mos prisni që anija juaj të vijë – notoni drejt saj. – Jerry Smith
  36. Të dish si të presësh është fshehtësia e suksesit. – De Maistre
  37. Pritja e të përkryerës asnjëherë nuk është mençuri sikur përparimi. – Seth Godin
  38. Pjesa më e keqe e jetës është të priturit. Pjesa më e mirë e jetë është të kesh dikë që ia vlen të pritet. – I panjohur
  39. Nuk po prisni vetëm kot. Ka qëllim pas çdo shtyrje. – Mandy Hale
  40. Pritja nuk është vetëm një shpresë e zbrazët. Ajo ka sigurinë e brendshme të arritjes së synimit. – I Ching
  41. Nuk do të ulesha e të prisja për ndonjë vlerë nesër, as që diçka të ndodhte. Njeriu mund të presë tërë jetën… Unë do të bëja diçka. – Louis L’Amour
  42. Asgjë nuk do të vijë tek ju duke ndenjur e pritur atë. – Zoe Kazan
  43. Shumica nga ne janë duke pritur. Ne jemi duke pritur të ndodhë diçka interesante. Dhe mendoj ne do të presim përgjithmonë nëse nuk bëjmë diç më interesante me jetën tonë. – Donald Miller
  44. Asnjëherë mos rri gjatë e të presësh. Pritësit dhe dorëheqësit kanë vetëm një dallim të vogël, por përfundimin e njëjtë. – Israelmore Ayivor
  45. Ju jeni duke pritur diçka e mirë të u vij, por e dini, nëse jeta është gjithashtu duke pritur, atëherë asgjë nuk do të ndodhë, asgjë nuk do të vij! – Mehmet Murat ildan
  46. Çështja e pritjes është se sa më shumë që pret aq më i padurueshëm bëhesh. – Ashay Abbhi
  47. Pritja nuk është humbje. Është strategji për kampionët për gjëra më të mëdha. – Ifeanyi Enoch Onuoha
  48. Pritja nuk është gjithmonë gjë e keqe; mund të sjellë gëzimin e vetë – emocionet e pritjes. – David Jeremiah
  49. Me duket pritja e padurueshme sepse më bën pasive dhe më mohon mua. Urrejë të mos jem asgjë. – Kathy Acker
  50. Pritja është një formë e këmbënguljes pasive. – Ogwo David Emenike
  51. Mbushe jetën me veprim. Mos prit që ajo të ndodhë. Bëje të ndodhë. Bëje të ardhmen tënde. Bëje shpresën tënde. Bëje dashurinë tënde. – Bradley Whitford
  52. Unë besoj se një qëndrim besimi dhe qëndrim durimi shkojnë dorë për dorë. Pra, kur ju liroheni dhe mësoni t’i besoni Zotit, lëshon gëzim në jetën tuaj. Dhe kur t’i besoni Zotit, do të jeni në gjendje të bëheni më të durueshëm. Durimi nuk është vetëm pritja e diçkaje… është se si prisni ju diçka, ose sjellja juaj gjatë pritjes. – Joyce Meyer
  53. Pritja është lënduese. Të harruarit është lëndues. Por, të mos dish cilën të bësh është lloji më i keq i vuajtjes. – Paul Coelho
  54. Ndryshimi nuk do të vij nëse ne presim ndonjë person ose kohë tjetër. Ne jemi ata që i kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë. – Barack Obama
  55. Nëse e kaloni tërë jetën duke pritur stuhinë, asnjëherë nuk do të shijoni lindjen e diellit. – Morris West
  56. Pritja është periudhë e të mësuarit. Sa më shumë që presim, aq më shumë dëgjojmë rreth atij nga i cili presim. – Henri Nouwen
  57. Arsyeja e përtacisë dhe krimit është shtyja e shpresave tona. Ndërsa presim, ne argëtojmë kohën me shaka, me gjumë, me të ngrënë, dhe me krime. – Ralph Waldo Emerson
  58. Nuk ka gjë të tillë si dështimi – vetëm pritje për sukses. – John Osborne
  59. Ka dallim mes të dëgjuarit dhe të priturit për të folur. – Simon Sinek
  60. Marsi është aty, duke pritur për tu arritur. – Buzz Aldrin
  61. Këta që qëndrojnë në prag të jetës gjithnjë duke pritur kohën e duhur për të ndryshuar janë njëjtë sikur njeriu i cili qëndron në breg të lumit duke pritur uji të kalojë që të mund të kalojnë nëpër tokë të thatë. – Joseph B. Wirthlin
  62. E gjithë jeta është duke pritur për pyetjet për të cilat kam përgatitur përgjigjet. – Tom Stoppard
  63. Nëse bëhem filozof, nëse kam kërkuar kaq shumë këtë famë për të cilën jam duke pritur akoma, ka qenë e gjitha parimisht për t’i joshur gratë. –  Jean-Paul Sartre
  64. E kundërta e të folurit nuk është të dëgjuarit. E kundërta e të folurit është të priturit. – Frank Lebowitz
  65. Pritja është aq e pazakonshme kështu që shumica nga ne nuk mund të qëndrojnë në radhë as 30 sekonda pa mos nxjerrë celularin për të kontrolluar porositë ose për të kërkuar në Google diç. – Julian Bagginlee
  66. Marifeti është të sigurohesh se nuk vdes duke pritur të të vijë mirëqenia. – Lee Iacocca
  67. U rrita me gjashtë vëllezër. Kështu mësova të vallëzoja – duke pritur para banjës. – Bob Hope
  68. Ka shumë njerëz të gatshëm për të bërë gjënë e duhur sepse në zemrën e tyre ata e dinë se është gjëja e drejtë. Por, ata përtojnë, duke pritur tjetrin të bëjë hapin e parë – dhe ai, në anën tjetër, të pret ty. – Marian Anderson
  69. Zemërimi është sikur pirja e helmit dhe pritja që tjetri të vdes. – Malachy McCourt
  70. Nuk mund t’ia lejosh vetes të presësh kushtet e përkryera. Përcaktimi i synimeve shpesh është çështje e balancimit të kohës së duhur kundrejt resurseve në dispozicion. Mundësitë humben lehtë gjatë kohës së pritjes së kushteve të përkryera.  –
  71. Kur je hero gjithmonë je duke vrapuar për të shpëtuar ndokënd, i djersitur, i merakosur dhe fajtor. Kur je njeri i keq vetë përgjon në hije duke pritur të kalojë heroi. Pastaj i kërcen mbi kokë dhe shkon në shtëpi… thjeshtë fare. – James Marsters
  72. Për të qëndruar përpara, duhet të kesh idenë e radhës duke pritur në krahë. – Rosabeth Moss
  73. Ti nuk e humbë jetën tënde të tërë duke pritur për tu kthyer në pluhur. – Reba McEntire
  74. Dëshira jonë për të pritur shfaqë vlerën të cilën i vëmë objektit për të cilin po presim. – Charles Stanley
  75. Çdo gjë që dëshiron është atje duke pritur të e kërkosh. Çdo gjë dëshiron, gjithashtu të dëshiron ty. Por, duhet të veprosh për të arrë atë. – Jack Canfield
  76. Ëndërrimi është lumturi. Pritja është jetë. Viktor Hugo
  77. Nuk kemi lindur të presim. Kemi lindur të veprojmë. – Dean Koontz
  78. Mos prit të godasësh derisa hekuri është i nxehtë, por bëje të nxehtë duke e goditur. – William Butler Yeats
  79. Nëse pret, do të plakesh, asgjë më shumë. – Walter Bargen
  80. Ne jemi ata që i kemi pritur. – June Jordan
  81. Ata të cilët nuk shpresojnë nuk mund të presin; – Charles Spurgeon
  82. Nëse presim derisa të jemi gati, do të presim gjithë jetën tonë. – Daniel Handler
  83. Mos prit, koha asnjëherë nuk është e përshtatshmja. – Mark Tuein
  84. Sa e mrekullueshme është se askush nuk ka nevojë të presë as edhe një moment të vetëm para se të fillojë përmirësimin e botës. – I/e Panjohur
  85. Tragjedia e jetës nuk është se mbaron kaq shpejt, por se ne e fillojmë atë aq vonë. – William Mather Lewis
  86. Le të nisemi. Nuk mundemi. Përse jo? Jemi duke e pritur Godotin. – Samuel Beckett
  87. Ne jemi ata që i kemi pritur. – Alice Walker
  88. Është një armatë e pritësve në këtë botë. – Henry Ward Beecher
  89. Nuk është e patjetërsueshme të pritet për një situatë revolucionare: ajo mund të krijohet. – Che Guevara
  90. Duhet lënë të lirë jetën të cilën e kemi planifikuar, ashtu që të pranojmë atë e cila po na pret. – Joseph Campbell
  91. Ne jemi duke pritur që momenti i ardhëm të përmbajë atë që ky moment nuk përmban. – Tara Brach
  92. Është e çuditshme se vitet na e mësojnë durimin; sa më e shkurtër koha jonë, më i madh kapaciteti ynë për të pritur. – Elizabeth Taylor
  93. Gjërat e mira vijnë tek ata që nguten. – Chuck Noll
  94. Të gjitha gjërat vijnë tek ai që pret – madje edhe drejtësia. Austin O’Malley
  95. Gjithçka vije tek ai i cili ngutet gjatë pritjes. – Thomas A. Edison
  96. Mos prit për gjykimin e fundit – ai zë vend çdo dit. – Albert Kamy
  97. Duke pritur, duke pritur, duke pritur. Gjithë jetën time, kam pritur që të fillojë jeta ime, sikur disi jeta ishte para meje dhe se një ditë do ta arrija atë. – Camryn Manheim
  98. Problemi i pritjes deri nesër është se kur së fundi arrin, quhet sot. – Xhim Ron
  99. Ndërmarrësit e suksesshëm nuk presin momentin e përkryer – ata e krijojnë atë. – Richard Branson
  100. Çfarë është vonuar nuk është humbur. – Juliette Drouet
  101. Pritja jonë nuk është asgjë. Është diçka – diçka shumë e madhe – sepse njerëzit priren të formësohen nga çfarëdo që janë duke pritur. – Barbara Brown Taylor
  102. Fati nuk është çështje rasti. Është çështje zgjidhjeje. Nuk është gjë e cila duhet pritur, është gjë e për tu arritur. – William Jennings Bryan
  103. Gjërat e mira vijnë tek ata të cilët nxisin. – Susan RoAne
  104. Nëse prisni derisa të ndjeheni mjaftë i talentuar për të bërë atë, asnjëherë nuk do ta bëni. – Criss Jami
  105. Do të pres sepse jam djalë i ri. Nuk jam aq i vjetër sa mendojnë. – Sergio Martinez
  106. Mund të prisni përgjithmonë për kushtet e përkryera, ose mund të veproni me atë që keni. – Jack Layton
  107. Shitja nuk është asgjë më shumë se të pyeturit dhe pritja për përgjigje. – Jack White
  108. Prisni mjaftë gjatë dhe njerëzit do tu befasojnë dhe të u lënë përshtypje. – Randy Pausch
  109. Profesionisti nuk pret inspirimin; ai vepron në pritje të tij. – Steven Pressfield
  110. Ne nuk paguhemi për veprimet, vetëm për të pasur të drejtë. E sa do të presim, do të presim pafundësisht. – Warren Buffett
  111. Nëse një gjë ia vlen të bëhet, ia vlen të bëhet mirë. Nëse ia vlen të kihet, ia vlen të pritet për të. Nëse ia vlen të mbahet, ia vlen të luftohet për të. Nëse ia vlen të përjetohet, ia vlen të ndahet kohë për të. – Oscar Wilde.
  112. Pritjet janë pakënaqësi që presin të ndodhin. – Anne Lamott
  113. Mos prit miratim, verifikim dhe pëlqime nga të tjerët – gjithmonë jepi vetes vlerësimin më të lartë për miratim dhe puno nga aty. Mbaje dorën lartë dhe ji i mrekullueshëm pavarësisht çdo gjëje. – Jody Watley
  114. Kur fillova të pres të jetoj në të vërtetë fillova të pres të vdes. – William Saroyan
  115. Koha më e keqe përfundon nëse ju vetëm mund të prisni mjaftueshëm. – Dinah Maria
  116. Mençuria është e pavdekshme. Ajo mund të presë përgjithmonë por ti nuk mundesh. – Baltasar Gracian
  117. Hakmarrja është pjatë e cila më së miri shërbehet e ftohtë. – Pierre Choderlos de Laclos
  118. Mos prit. Ku mendon të arrish duke pritur? Të bërit është çfarë të mëson. Të bërit është çfarë të shpie tek inspirimi. Të bërit është çfarë gjeneron ide. Asgjë tjetër dhe asgjë më pak. – Daniel Quinn
  119. Në kohë pasigurie, prit. Gjithnjë, nëse ke dyshim, prit. Mos detyro veten në asnjë veprim. Nëse ke frenim në shpirt, prit derisa çdo gjë është pastruar, dhe mos shko kundër tij. – Lettie Cowman
  120. Koha është shumë e ngadalshme për ata që presin, shumë e shpejtë për ata që kanë frikë. – Henry Van Dyke
  121. Mos prit ndryshimin. Ndrysho. – Earl Nightingale
  122. Vetëm jeto! Jeto tani! Mos prit dhe mos lejo të tjerët të të thonë se je punë në zhvillim. – Landy West
  123. Nëse je në një ishull të largët të shkretëtirës, le të jetë angazhimi yt shpresa më e mirë për të ndërtuar një anije në vend të presësh që një anije shfaqet në mes të mjegullës. – Mehmet Murat Ildan
  124. Në mes të natës, nëse ke vendosur të bësh diçka të mirë për botën, mos prit që të vijë mëngjesi. – Mehmet Murat Ildan
  125. Humb disa gjëra me vlerë në vende të ndryshme dhe rit për ca kohë! Nëse kthehen tek ti, do të thotë se je duke jetuar në një shoqëri të ndershme dhe atë në një të rrallë. – Mehmet Murat Ildan
  126. Hape derën vetën në vend që të presësh që dera të hapet vetë. – Mehmet Murat Ildan
  127. Pritja në qetësi është gjëja më e rëndë nga të gjitha. – Elisabeth Elliot
  128. Ndalova të prisja botën të më jepte çfarë doja; fillova të ja jepja atë vetë vetes. – Byron Katie
  129. Sa më shumë vazhdojnë të të presin, aq më shumë dëshirojnë të bëjnë marrëveshje. – Harvey Mackay
  130. Bota është përplot njerëz të cilët presin ndokënd të vijë dhe t’i motivojë të bëhen asi njerëz që dëshirojnë të jenë. Problemi është se askush nuk vjen t’i shpëtojë. – Brian Tracy
  131. Vdekja nuk është problemi; prita e saj është. – Charles Bukowski
  132. Secili, në thellësinë e zemrës është duke pritur të vij fundi i botës. – Haruki Murakami
  133. Mënyra ime e punës ishte ndryshe vite më parë. Unë prisja derisa një ide vinte tek unë. Tani unë kalojë gjysmën e rrugës për ta takuar atë, edhe pse nuk e di nëse e gjejë së shpejti. – Sugmund Freud
  134. Nëse do të prisni ndonjë të vijë të ju nxisë të bëni diçka, më mirë hiqni dorë. – Cher
  135. Ndonjëherë bota ulet në qoshe dhe pret që të dështosh. E befaso botën! – Mehmet Murat Ildan
  136. Universi në të cilin jetojmë nuk është i përshtatshëm që të presim për asgjë. Ndalo së prituri dhe e lësho portin. – Mehmet Murat Ildan
  137. Kur gjithçka shkon për mrekulli, asnjëherë nuk mund të shohësh fytyrat e vërteta të njerëzve! Prit kohët e vështira për të parë fytyrat e vërteta! – Mehmet Murat Ildan
  138. Më mirë është të bësh diçka se sa të mos bësh asgjë duke pritur të bësh gjithçka. – Winston Churchill
  139. Rob ai i cili ulet, dhe pret që ndokush të e lirojë. – Frederick Douglass
  140. Nëse pret për punë, ke vdekur. – Dustin Hoffman
  141. Duhet të mësoni të prisni siç duhet. – Eugen Herrigel
  142. Ai i cili ecën vetëm, nuk e pret askend. – Henry David Thoreau
  143. Nëse pret të nesërmen për të ndjekur ëndrrën, derisa të arrish aty ato kanë ikur. – Willie Nelson
  144. Çdo gjë vije tek ai i cili din si të presë. – Wolfgang Pauli
  145. Lutja na lejon të presim pa derte. – John Ortberg
  146. Ti je udhëheqësi të cilin e prisje. – Gloria Steinem
  147. Mundësitë bëhen, ato nuk rrinë përreth duke pritur ndokush të i marrë ato. – Mohammed bin Rashid Al Maktoum
  148. Thuaje para se të kalojë koha. Thuaje para se të bëhet vonë. Thuaj çfarë ndjenë. Pritja është gabim. – Haruki Murakami
  149. Jo vetëm që duhet të jemi të mirë gjatë pritjes, ne duhet ta duam atë. Sepse pritja është pritje, është jetë. – Joshua Waitzkin
  150. Përvoja na mëson kur të presim dhe kur të ecim përpara. – Lanette Oke
  151. Ndonjëherë mund të humbim vite të jetës duke pritur të përzgjidhemi. Por ajo është gabim. Ti tanimë je i përzgjedhur. – Dieter F. Uchtdorf

Po këto i keni lexuar?