60+ thënie nga Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)

Përktheu dhe përshtati:
MSc. Skender Mustafi

  1. U jam falënderues atyre që më thanë jo. Për shkak të tyre po e bëj vetë.
  2. Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë njashtu edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.
  3. Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë.
  4. Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.
  5. Është arti suprem i mësuesit të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri.
  6. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria.
  7. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën.
  8. Ndryshimi teknologjik është sikur sëpata në duart e kriminelit patologjik.
  9. I vetmi burim i diturisë është përvoja.
  10. Idetë e mëdha shpesh pranojnë kundërshtime të dhunshme nga mendje të mesme.
  11. Informata nuk është dituri.
  12. Ndjenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
  13. Ne mund të kuptojmë thuajse gjithçka, por nuk mund të e kuptojmë se si mund të kuptojmë.
  14. Njeriu duhet të shohë çka është dhe çka duhet të jetë.
  15. Vije një kohë kur mendja merr plan më të lartë të diturisë, por asnjëherë s’mund të e dëshmojë se si ka arritur aty.
  16. Përsosja e mjeteve dhe ngatërrimi i qëllimeve, duket të jetë problemi ynë kryesor.
  17. Personi i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka tentuar diç të re.
  18. Pyetja që ndonjëherë më mjegullon: Jam unë apo të tjerët të çmendur?
  19. Tavolinë, ulëse, sahan me fryte dhe një violinë; i duhet tjetër send që njeriu të jetë i kënaqur?
  20. Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të një trungu.
  21. Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik.
  22. Zemërimi banon vetëm në gji të budallenjve.
  23. Nëse një budalla inteligjent i bënë gjërat më të mëdha dhe komplekse… Duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kuraje për ti drejtuar në drejtim të kundërt.
  24. Cilido burrë i cili mund të i grah makinës kujdesshëm duke puthur një vajzë, thjesht nuk i jep puthjes kujdesin e merituar.
  25. Cilido burrë i cili lexon shumë dhe e shfrytëzon trurin e tij shumë pakë, bie në veset përtace të të menduarit.
  26. Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha.
  27. Para Zotit ne jemi njëjtë të mençur dhe njëjtë teveqelë.
  28. Edukata është ajo që mbetet kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.
  29. Secili duhet respektuar si individ, por asnjëri të mos idolizohet.
  30. Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë aq sa është, por jo më e thjeshtë.
  31. Të pakët janë ata që shohin me sytë e vetë dhe ndjejnë me zemrat e veta.
  32. Forca gjithnjë i tërheq njerëzit me moral të ulët.
  33. Zoti gjithnjë përzgjedh rrugën më të thjeshtë.
  34. Unë jam paqësor, por paqësor ushtarak. Dua të luftoj për paqe. Asgjë nuk do të përfundojë luftën përderisa vetë njerëzit refuzojnë të shkojnë në luftë.
  35. Nuk kam talent special. Unë jam vetëm kurioz i pasionuar.
  36. Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë.
  37. Çmenduri: Përsëritja e veprimit të njëjtë pa ndarë dhe pritja e rezultateve të ndryshme.
  38. Intelektualët zgjidhin problemet, gjenitë i parandalojnë ata.
  39. Gjëja kryesore është të mos ndaloni së pyeturi.
  40. Logjika do të të shpie nga A tek B. Imagjinata të shpie kudo.
  41. Dashuria është mësues më i mirë se detyra.
  42. Kur ne i pranojmë kufijtë tanë, ne i tejkalojmë ato.
  43. Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë.
  44. Vetëm dy gjëra janë të pa kufij, universi dhe budallallëku njerëzor, nuk jam i sigurt rreth universit.
  45. Dallimi mes budallait dhe gjeniut është se gjeniu ka kufijtë e tij.
  46. Ambienti është çdo gjë që nuk jam unë.
  47. Sa më shpejt që shkon aq më i shkurtër je.
  48. E vetmja arsye e kohës është që çdo gjë të mos ndodhë përnjëherë.
  49. Sekreti i kreativitetit është të dish si ti fshehësh burimet.
  50. Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
  51. Mos tento të jesh njeri i suksesit, por njeri i vlerës.
  52. Ne nuk mund t’i zgjedhim problemet duke i përdorur mjetet e njëjta të cilët i përdorëm për t’i krijuar ato.
  53. Nuk mund të dëshpërohemi nga njerëzimi sepse vetë jemi njerëz.
  54. Personi fillon të jetojë kur jeton jashtë vetes së tij.
  55. Jam i bindur se Ai (Zoti) nuk luan zare.
  56. Zoti është i mprehtë, por jo me qëllim të keq.
  57. Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Ajo vjen së shpejti.
  58. Shkenca pa religjionin është e gjymtuar, religjioni pa shkencë është i verbër.
  59. Shkenca është gjë e mrekullueshme nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës nga ajo.
  60. Nëse nuk mund të ia shpjegosh një gjashtë vjeçari, nuk e ke kuptuar vetë.
  61. Nëse nuk mund të e sqarosh thjeshtë, nuk e ke kuptuar mjaft mirë.
  62. Nëse dëshiron fëmijët të të bëhen inteligjent, u lexo përralla. Nëse dëshiron të të bëhen edhe më inteligjent, u lexo më shumë përralla.
  63. Jeta është sikur ngasja e biçikletë. Për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrosh në lëvizje.
  64. Të gjithëve u flas njëjtë pavarësisht nëse është pastrues apo president universiteti.
  65. Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung, do të jetojë tërë jetën duke besuar së është budalla.
  66. Asnjëherë mos mëso diçka që mund të e vështrosh përsëri.

Po këto i keni lexuar?