Thënie nga Filip Kotler

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Philip Kotler është eksperti më i njohur në marketingun strategjik në gjithë botën. Është emëruar si pionier i mendimeve të marketingut nga  Shoqata Amerikane e Marketingut (origjinal: American Marketing Association). Është profesor i Marketingut Ndërkombëtarë në  Kellogg School of Management of Northwestern University dhe autorë i shumë librave me ndikim në gjithë botën, duke përfshirë edhe botimin e trembëdhjetë të librit “Menaxhimi i Marketingut”.

– Marketingu autentik nuk është arti i shitjes të cilën e bëni, por të kuptuarit çfarë duhet bërë.

  • Marketingu kërkon një ditë për ta mësuar. Fatkeqësisht kërkon tërë jetën për ta mjeshtëruar.

  • Kompanitë e mira do të plotësojnë nevojat, kompanitë e shkëlqyera do të krijojnë tregje.

  • E ardhmja nuk është para nesh. Tanimë ka ndodhur. Fatkeqësisht, është e shpërndarë në mënyrë të pa barabartë mes kompanive, industrive dhe kombeve.

  • Interneti do ta krijojë fituesin dhe do ta varrosë të prapambeturin.

  • Më me rëndësi është të veprohet çfarë është strategji e drejtë se sa çfarë është momentalisht fitimprurëse.

  • Sot duhet vrapuar më shpejtë për të qëndruar në vend.

  • Më me rëndësi është të parashihet kah lëvizin konsumatorët dhe tu qëndrohet para.

  • Shumë kompani me mençuri po i shndërrojnë furnizuesit dhe konsumatorët e tyre në partnerë me vlerë.

  • Kompanitë e varfra injorojnë konkurrentët, kompanitë mesatare kopjojnë konkurrentët, kompanitë fituese udhëheqin konkurrentët.

  • Mos blej pjesë të tregut. Gjej mënyrë si ta fitosh atë.

  • Shihe ciklin e jetës së produktit, por më me rëndësi shihe ciklin e jetës së tregut.

  • Kush duhet përfundimisht dizajnuar produktin? Konsumatori, kuptohet.

  • Kompania juaj nuk e ka vendin në tregun në të cilin nuk mund të bëhet më e mira.

  • Mënyra më e mirë që ti mbani konsumatorët është që vazhdimisht të gjeni mënyrë që ti jepni më shumë për më pakë.

  • Çdo biznes është biznes shërbimesh. A ka vendosur shërbimi juaj buzëqeshje tek fytyra e konsumatorit?

  • Shit vlerë, jo çmim.

  • Reklamimi më i mirë realizohet përmes konsumatorëve të kënaqur.

  • Shitësi i suksesshëm fillimisht kujdeset së pari për konsumatorin, së dyti për produktin.

  • Kompanitë mërziten shumë rreth kostove të të vepruarit diçka.Ato duhet mërzitur rreth kostove të mos vepruarit atë.

  • Kostot nuk kanë rëndësi në përcaktimin e çmimit. Ato vetëm duhet ndihmuar të kuptoni nëse duhet prodhuar produkti ose jo.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTë ta uroj pavarësinë apo jo?
Artikulli tjetërSi të mbroj dokumentet në Excel?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *