Thënie nga Henri Ford

Përgatiti: Skender Mustafi

Henri Ford (origjinal: Henry Ford) (30 Korrik, 1863 – 7 Prill, 1947) ishte biznesmen amerikan, themelues i kompanisë Ford dhe prodhues i automobilave Ford.

  • Nëse do t’i pyesja konsumatorët e mi se çfarë duan, do të thoshin kali më të shpejtë.
  • Biznesi i përqendruar në shërbime do të ketë vetë një merak për fitime. Do të jenë jashtëzakonisht të mëdha.
  • Biznesi i cili nuk nxjerr asgjë veç parave është biznes i varfër.
  • Tregu asnjëherë nuk ngopet me produkt të mirë, por shumë shpejtë ngopet me të keq.
  • Idealist është personi i cili ndihmon të tjerët që të jenë prosperues.
  • Çfarëdo ngjyre – përderisa është e zezë.
  • Secili që ndalon së lexuari është i vjetër, pavarësisht nëse është njëzet ose tetëdhjetë vjeç. Secili që vazhdon të mësojë është i ri. Gjëja më e madhe në jetë është të mbajturit mendjen të re.
  • Duke u avancuar në jetë mësojmë kufijtë e mundësive tona.
  • Para çdo gjëje, të qenit gati është fshehtësia e suksesit.
  • Të bashkuarit është fillimi; mbajtja së bashku është progres; të punuarit së bashku është sukses.
  • Mos e gjej fajtorin, gjej zgjidhje.
  • Edhe gabimi mund të dalë të jetë një gjë e patjetërsueshme për arritje të vlefshme.
  • Gabimi është thjeshtë shansi për të filluar përsëri, këtë herë më me mençuri.
  • Po kërkoj njerëz të cilët posedojnë kapacitet të pa fund për të ditur çfar mund të bëhet.
  • Unë besoj se Zoti i udhëheq çështjet dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë sugjerim nga unë. Me Zotin si përgjegjës, unë besoj se çdo gjë di të funksionojë më së miri në fund. Pra, s’ka përse për tu shqetësuar.
  • Nuk mund të zbuloj nëse secili din mjaft që të thotë me saktësi çfarë është e mundur e çfarë jo.
  • Nuk besoj se njeriu ndonjëherë mund të largohet nga biznesi i tij. Ai duhet të mendojë për të ditën dhe të ëndërrojë natën.
  • Nëse paraja është shpresa juaj për pavarësi, ju nuk do ta keni asnjëherë atë. E vetmja siguri që njeriu do ta ketë në këtë botë është rezerva e diturisë, përvojës dhe mundësisë.
  • Kam vrojtuar se njerëzit përparojnë përderisa të tjerët humbin kohën kot.
  • Nuk është punëdhënësi i cili paguan pagat. Punëdhënësi vetëm dorëzon paratë. Është konsumatori i cili i paguan pagat.
  • Paraja është si një krah ose këmbë – përdore ose humbe.
  • Shumica e njerëzve humbin më shumë kohë dhe energji duke iu sjellë rrotull problemit se sa duke tentuar të e zgjidhin atë.
  • Miku im më i mirë është ai i cili nxjerr në të mirin nga unë.
  • Asgjë nuk është  veçanërisht e rëndë nëse e ndanë në pjesë të vogla.
  • Një nga zbulimet më të mëdha të njeriut, një nga befasitë e tija më të mëdha, është gjetja se ai mund të bëjë atë çfarë frikohej se nuk mund të e bënte.
  • Kualitet do të thotë të e bësh si duhet kur askush nuk të shikon.
  • Duhet frikuar konkurrentit i cili asnjëherë nuk mërzitet nga ti, por zhvillon biznesin e vetë gjithnjë e më mirë.
  • Nuk ekzistojnë probleme të mëdha, janë vetë shumë probleme të vogla.
  • Nuk ka njeri i cili mund të bëj më shumë se sa mendon se mund të bëjë.
  • Të menduarit është puna më e rëndë, kjo është sigurisht arsyeja që shumë pakë angazhohen në të.
  • Koha dhe paraja e shpenzuar duke u ndihmuar njerëzve që të bëjnë më shumë për veten e tyre është shumë më e mirë se sa thjeshtë dhënia.
  • Çfarëdo që ke duhet ose të e përdorësh ose të e humbësh.

Po këto i keni lexuar?