Thënie nga Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy)

John F. Kenedy ishte presidenti I 35të I SHBA-ve. Lindi më 29 Maj, 1917 dhe u vra përmes një atentati më 22 Nëntor të vitit 1963

  1. Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja  e së vërtetës.
  2. Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.
  3. Fëmija i keq edukuar është fëmijë I humbur.
  4. Njeri mund të vdes, kombet mund të ngrihen dhe bie, por ideja vazhdon të jetojë.
  5. Kombi i cili frikohet të i lë njerëzit e vetë të shpalosin të vërtetën dhe të pa vërtetën në një treg të hapur është komb që frikohet nga njerëzit e vetë.
  6. Të gjithë njerëzit e lire kudo që jetojnë, janë banorë të Berlinit. Kështu, si njeri i lire, kam krenarinë të them “Ich bin ein Berliner!” (Jam një berlinas).
  7. Amerika ka flakur kapakun e vetë mbi murin e hapësirës.
  8. Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe ata të cilët shikojnë vetëm të kaluarën dhe të tashmen kanë gjasa të e humbasin të ardhmen.
  9. Mos u lut për jetë të lehtë. Lutu të jesh njeri i fortë.
  10. A nuk e kuptoni përgjegjësinë që mbaj? Unë jam personi i vetëm i cili qëndron mes Riçard Niksonit (Richard Nixon) dhe Shtëpisë së Bardhë.
  11. Politika vendore vetëm mund të na mund;  politika e jashtme mund të ma mbysë.
  12. Përpjekjet dhe guximi nuk mjaftojnë pa shkak dhe drejtim.
  13. Ua fal armiqve, megjithatë asnjëherë mos ua harro emrat.
  14. Jam idealist pa iluzione.
  15. Nëse shoqëria e lirë nuk mund të u ndihmojë të varfërve që janë shumë , nuk mund t’i shpëtojë të pasurit që janë pak.
  16. Nëse ndonjëri është mjaft i çmendur të dëshirojë të e vrasë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, mund të e bëjë. E gjithë për çka duhet të përgatitet është të e japë jetën e tij për atë të presidentit.
  17. Izraeli nuk është krijuar që të zhduket – Izraeli do të durojë dhe do të lulëzojë…
  18. Është fakt, për fat të keq, se ne mund të e sigurojmë paqen vetëm duke u përgatitur për luftë.
  19.  Udhëheqja dhe mësimi janë të domosdoshme për njëra tjetrën.
  20. Le të mos bëjmë marrëveshje nga frika. Por, le të mos kemi frikë të bëjmë marrëveshje.
  21. Njeriu akoma është kompjuteri më i jashtëzakonshëm nga të gjitha.
  22. Njerëzimi duhet t’i jep fund luftës, përderisa lufta si ka dhënë  fund njerëzimit.
  23. E gjitha çka nënat duan është që bijtë e tyre të rriten dhe të bëhen presidentë, por nuk duan të bëhen politikanë në proces.
  24. Babai gjithnjë më patë thënë se biznesmenët janë bijë kurvash, por nuk e kam besuar deri më tani.
  25. Miq të mi amerikanë, mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj.
  26. Paqja është proces, ditor, javor, mujor, që gradualisht ndryshon mundësitë, ngadalë gërryen barrierat e vjetra, shpejtë ndërton strukturat e reja.
  27. Politika është sikur futbolli; nëse sheh dritë, kalo përmes vrimës.
  28. Sigurisht që është punë e madhe, por nuk e njoh asnjë i cili mund të e bëjë më mirë se unë.
  29. Rruga më e mirë e përparimit është rruga e lirisë.
  30. Injoranca e një votuesi në demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve.
  31. Rroga është e mirë dhe mund të ecë për në punë.
  32. Koha e riparimit të kulmit është kur shkëlqen dielli.
  33. Shtetet e Bashkuara duhet të lëvizin shumë shpejtë për të qëndruar në vend.
  34. Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë të krijuara që të ndodhin.
  35. Ata të cilat nuk kanë frikë të dështojnë tmerrshëm mund të arrijnë shumë.
  36. Fitorja ka mijëra baballarë, por humbja ka një jetim.
  37. Ne duhet shfrytëzuar kohën si mjet, jo shtrat.
  38. Ne do të dëshirojmë të jetojmë siç kemi jetuar më parë, por historia nuk do ta lejojë këtë.
  39. Ne filluam lundrimin në këtë det të ri sepse në të ka dituri për tu fituar.
  40. Ne nuk duhet harruar se arti nuk është formë e propagandës; është formë e së vërtetës.
  41. Na duhen njerëz njerëz të cilët mund të ëndërrojnë gjërat që asnjëherë nuk kanë ekzistuar.
  42. Ne duhet gjetur kohë që të ndalojmë dhe t’i falënderojmë njerëzit të cilët ndryshojnë jetën tonë.
  43. Atyre që u jepet shumë, nga ata shumë kërkohet.
  44. Një person mund të bëj ndryshim, dhe të gjithë duhet provuar.
  45. Një lajthitje nuk bëhet gabim në një kohë që nuk refuzon të e përmirësosh.
  46. Batica në rritje ngrit të gjitha anijet.
  47. Udhëtimi njëmijë milje fillon me një hap.
  48. Krizat e mëdha prodhojnë njerëz të mëdhenj dhe punë me kurajë.
  49. Të gjithë ne nuk kemi talent të njëjtë, por të gjithë ne duhet të kemi shans të njëjtë të zhvillojmë talentin tone.
  50. Ky vend nuk mund të lejojë të jetë materialisht i pasur dhe shpirtërisht i varfër.

Po këto i keni lexuar?