Trimi refuzoi hyrjen në dhomë nga frika se po prishte gjithçka me trimërinë e tij

0

Autor: Skender Mustafi

small1Duke parë thash-e-themet mbi ndryshimet administrative shtetërore të Maqedonisë kundrejt Kosovës, thash hajt dhe unë të them diç. Gjithandej i shoh njerëzit të acaruar ndaj Maqedonisë për hapin politiko-ekonomiko-social që ndërmori. Akuzimet vije të llojeve sasive dhe forcave të ndryshme që po të ishte nocioni Maqedoni ndonjë tortë, deri më tani do ta kishin ngrënë, madje edhe gishtat tanimë i kishin lëpirë.

Akti i realizuar nga shteti i Maqedonisë nuk është gjë veç se një vendim i ndërmarrë bazuar në plane të realizuara paraprakisht. Ky akt në aspektin ekonomik është i njëjtë si akti i vendosjes së pikave të mbledhjes së parave nëpër autostrada. Një akt i tillë mundëson që shteti të rrisë buxhetin pa investime shtesë nga një burim i cili i takon ligjshëm këtij shteti.

abstraktNë aspektin social-politik ky akt mund të shihet si një akt i zvogëlimit të dyndjeve të popullsisë, njëjtë sikur që bëjnë shtetet e ndryshme me vendosjen e vizave ose taksave të ndryshme. Gjithashtu mund të jetë një akt përmes së cilit tentohet të nxitet një lloj reagimi politik nga dy burime të mundshme ai politik shqiptar i Maqedonisë dhe ai i Kosovës. Në të dy këto raste burimet kundërpërgjigjëse duhet marrë kohën e nevojshme për të planifikuar mirë dhe për të realizuar politikën e nevojshme në bazë të planeve të parapërgatitura. Nëse akti i realizuar vërtetohet të jetë i natyrës financiare, atëherë Kosova duhet ndërmarrë hapa për të mbrojtur interesat financiare të veta dhe të popullit të vetë. Në të njëjtën kohë fuqia e brendshme politike-shqiptare duhet paraqitur tezat të cilat kundërshtojnë këtë akt si të pa frytshëm pa mos e futur në hartën politike.

Në rast se akti është ndërmarrë mbi baza socio-politike, atëherë ajo që këtë situatë e bën më të favorshme për shqiptarët si popull është ekzistimi i shtetit shqiptarë, Shqipërisë, dhe pozita e tij gjeo-politike dhe ekonomike kundrejt Maqedonisë. Në këtë rast nëse Shqipëria mund të ndërmerr akte të ngjashme të cilat dëmtojnë Maqedoninë në aspektin ekonomik duke e bërë këtë të fundit të tërhiqet nga akti i vetë.

Le të përmbledhim këtë më sipër shkurt e shqip. Pra, nga e gjitha analizuar më sipër vije në pah se Maqedonia nuk është për tu akuzuar. Madje edhe nëse ka bërë ngacmim nuk ka hapësirë për akuzim. Sot ne shohim shtetet e forta duke okupuar ato më të dobëtat për të ngacmuar ato ose shtetet tjera konkurrente. Andaj ngacmimet janë të natyrshme.

Faji në këtë rast bie mbi shqiptarët të cilët nga asnjëri kënd nuk ishin të përgatitur për një situatë të këtillë. Madje edhe më e dhembshme është kur asnjë nga “kokat e trasha” të politikës sonë nuk është në gjendje të mbledh stafin (nëse ka) dhe të hartojë një plan veprimi.

Kurse populli, po ja fut kot maleve e livadheve me trurin e vetë të aftë për analiza të politikës. Unë them, lëre këtë sport e kap pastro lopët sepse ato të nxjerrin dinarin, lëre zanatin e huaj kur se ke “haberë”.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSi ta vjedh një artikull/punim shkencor?
Artikulli tjetërÇka është propozimi për biznes?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *