Trojan: CoinHive Miner

Skender Mustafi

CoinHive Miner parimisht është programuar si pjesë e cila është shtuar në bibliotekën e JavaScript e që shfrytëzohet nga ueb programuesit për gjurmimin e kripto-monedhave si një burim i përfitimeve. Sidoqoftë, kjo bibliotekë së fundi është duke u shfrytëzuar nga kriminelët elektronik për të mbledhur të dhëna, ilegale-pa lejen e përdoruesit, përmes integrimit të këtij kodi nëpër shtesa ueb faqes ose aplikacione, kështu duke infektuar mjetin tuaj. Nëse tanimë kompjuteri juaj është infektuar nga ky virus, atëherë pasoni hapat më poshtë për të larguar atë:

kodi i virusit
Virusi CoinHive nga Coin.Hive.com
  1. Shkarkoni (akoma nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe) dhe instaloni versionin falas të aplikacionit Malwarebytes (shkarko 67.9MB)
Malewarebytes instalimi komplet!
  1. Pasi të keni instaluar aplikacionin dhe të keni shtypur “Finish”, aplikacioni hapet automatikisht. Me hapjen e aplikacionit mund të filloni me skanimin e kompjuterit tuaj.
Skanimi i kompjuterit me Malewarebytes !
  1. Pas realizimit të kontrollit të kompjuterit shtypni “Quarantine Selected”. Natyrisht, ju mund të kontrolloni listën e viruseve të gjetura si dhe skedarëve të vlerësuar si viruse potenciale dhe nga të përzgjedhurat mund të largoni ato të cilat i vlerësoni si të parrezikshme. Përmes shtypjes së pullës do të pastrohen të gjitha të përzgjedhurat.
Rezultatet e skanimit të kompjuterit tim :( !
  1. Pasi që  Malwarebytes të ketë pastruar kompjuterit shfaqë një dritare përmes së cilës njoftoheni se kompjuteri juaj është pastruar, por për të qenë efektiv pastrimi, duhet të ristartoni kompjuterin.

Alternativa tjera për pastrim

Për të larguar këtë virus nga kompjuteri juaj, gjithashtu, mund të shfrytëzoni dhe aplikacione tjera si HitmanPro (shkarko 11.1MB) ose  Emsisoft Emergency Kit (shkarko 306MB).

Nëse diçka nuk shkon në rregull, atëherë ktheni opsionet e shfletuesit në gjendjen fillestare të intalimit.

Tani kompjuteri juaj duhet të jetë i liruar nga ky virus.

Për sugjerime ose alternativa, na shkruani...

Komentet nga Facebook:

Post Author: Skender Mustafi

Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *