udhëtim i përhershëm

0

kalëroj ditë e natë
nëpër stepet e shpirtrave
hipur mbi kalin e bardhë
që hapëron mbi gërmadha
pas zhurmës së pa shuar
kah e kaluara
apo e ardhmja
nuk më pengon drejtim

kalëroj nëpër valët e zërave
që sikur grumbull bletësh gumëzhijnë
dhe çajnë gjallërimin e gjelbër
çajnë timpanin e veshit të trishtuar
që si lypsar i bukës së jetës
e kërkon fëmijën e mbjellë
në tokën e gurit
dhe duke vrapuar pas zërit të tij
humbi dhe rrugën time

kalëroj nëpër të panjohurën
nëpër rrugët e trurit
të humbura sikur kalërimi
për të gjetur trupin tim
të bërë copë e grimë
ulur në këndin e dhomës
mes tre mureve të shtrira
me zemër plot vrima
që njëherë kur buçet
thotë jam mike e shpirtit

në një thumb
dhe vetëm në një thumb
pas gjithë atyre që kalërova
u flijua
kali i bardhë
më la që të hapëroj gjer në fund
vetëm të pa mik
të pa trup
dhe pa një copë shpirti
që e mori për kujtim

hapëroj vetëm
dhe i vetëm do të kërkoj
gjer në rivdekje
nëse besoni
se ka

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli parapraklabirinti i mugullimit
Artikulli tjetërJava përmes BlueJ
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *