Verbatim: Mënyrë e re e kërkimit në Google

Autor: Skender Mustafi

Google është ndërtuar në atë mënyrë që me “mençuri” u përgjigjet kërkimeve tona gjatë të shkruarit të fjalëve gabim duke interpretuar gabimet drejtshkrimore, duke ofruar sinonime ose duke ofruar rezultate bazuar nga kërkimet e kaluara. Të kërkuarit mes thonjëzave ndihmon në shumë raste, megjithatë shpesh nuk i duam këto karakteristika shtesë.

Tani Google ka paraqitur “Verbatim” për të fikur mundësinë e përcjelljes “supozimi i qëllimit të kërkuesit”, mjet i cili gjatë kërkimit ofron sugjerime bazuar në karakteristikat e sipërpërmendura.

“Verbatim” gjendet në shiritin në anën e majtë i cili paraqitet pasi që të keni kërkuar ndonjë shprehje. Në pjesën e poshtme gjendet “More search tools”, pasi të e keni klikuar atë link atëherë hapet një listë e zgjeruar e mundësive, në grupin e dytë (nga tre grupet e linqeve) “Verbatim” është linku i fundit (shihe figurën).

Verbatim është interesat edhe për SEO (anglisht: Search Engine Optimization që në shqip ka kuptimin Optimizimi i Motorrit të Këkimit) pasi që bazuar në algoritmin e ri Google mund të realizojë kë veprime:

  • korrigjim automatik të gabimeve gjuhësore duke personalizuar kërkimin tuaj përmes përdorimit të informacioneve siç janë faqet që keni vizituar më parë
  • përfshirja e sinonimeve të termeve të kërkimit
  • shfaqja e rezultateve të cilat përputhen me termet e ngjashme me ato të kërkimit tuaj
  • kërkimi i fjalëve me bazë të njëjtë me atë që keni kërkuar
  • bërja zgjedhore e disa nga termet e kërkimit

Nga karakteristikat që duhet pas parasysh për të vërejtur përmirësimet në këtë mundësi që Google ofron është të pasurit e një llogarie tek Google, siç është Google+ ose Gmail në mënyrë që Google automatikisht mban mend kërkimet dhe ofron sugjerime bazuar në historinë e kërkimeve.

Vini Re: Kjo funksionon më së miri në anglisht, edhe pse përmirësimet janë të dukshme edhe në gjuhë tjera.

Po këto i keni lexuar?