Promovimi i vlerës së të mësuarit në shkollë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 8 minuta

Autor: Skender Mustafi

autorë dhe hulumtues marketingu

I gjithë angazhimi në shkollë përmbyllet me sukses nëse arrihet të bëhet motivimi i nxënësit për nxënie të mësimit. Në të kundërtën, e gjithë punë është vetëm rutinë dhe jo angazhim profesional.

Vlera dhe motivimi i nxënësit

Është parim shkencorë që kur të mendohet mbi konsumimin e vlerës, fillimisht të mendohet rreth vetë vlerës dhe konsumuesit të saj dhe jo rreth ofruesit të saj, mjeteve, rrugëve dhe proceseve të krijimit dhe shpërndarjes.

Një njësi mësimore në një lëndë të caktuar, nuk është vlera. Shembull: Të mësosh nxënësin se 1 dhe 1 bëjnë dy, nuk është vlera. Vlera kapet më vonë gjatë nevojës për njohjen e llogaritjeve të tilla. Kur kemi një përballje të këtillë të të kuptuarit të vlerës përballemi me pyetjet si: A e kupton këtë nxënësi? ; A duhet t’i mësohet kjo nxënësit? ; e të tjera.

Mësimi modern në shkolla. Foto albanet.edu.al
Mësimi modern në shkolla. Foto albanet.edu.al

Është interesante se konsumatori në shumë raste realizon konsumin edhe pse nuk e kupton drejtpërdrejtë vlerë. Madje realizon procesin e tërë në kërkim të kësaj vlere. Vlerë të cilën nuk mund të e identifikojë qartë, të e kuptojë apo edhe të e sqarojë atë. Megjithatë, pa këtë vlerë i tërë interesi për konsum bie. Në këtë pikëpamje, mund të vlerësojmë që trajtimi i vlerës për nxënësit nuk është fusha me të cilën duhet marrë mësimdhënësi, por është fushë që vetë duhet të e kuptojë në mënyrë që të mund të realizojë misionin me sukses.

Dekadën e fundit problemi është bërë edhe më i madh në procesin e komunikimit të vlerës dhe konsumimit të saj sepse nxënësit janë duke jetuar në një mjedis më dinamik dhe më atraktiv se sa ai i shkollës. Përderisa kanalet, metodat dhe strategjitë e komunikimit të vlerave tjera janë zhvilluar, ato shkollore kanë mbetur të njëjta. Si rezultat është paraqitur një hendek mes nxënësve dhe mësimdhënësve. Madje, përkundër rënies së numrit të nxënësve nëpër klasë, kualiteti i nxënies së mësimit është edhe më i ulët.

Duke marrë parasysh këtë gjendje kuptojmë që edhe procesi i mësimdhënies duhet përshtatur me ndryshimet e përgjithshme. Me qëllim të rritjes së atraktivitetit në sytë e nxënësit dhe arritjes së suksesit. Për më tepër, për një sukses të 100% i tërë angazhimi maksimal në klasë është akoma i pamjaftueshëm, nëse mungon angazhimi në shtëpi. Madje, studiuesit gjermanë shpalosin që fëmijët e suksesshëm angazhohen 25% në shkollë. 75% angazhohen në shtëpi në një bashkëpunim të ngushtë me prindërit.

Trekëndëshi i suksesit: Mësues - Nxënës - Prind (dhe anasjelltas)
Trekëndëshi i suksesit: Mësues – Nxënës – Prind (dhe anasjelltas)

Trekëndëshi mësimdhënës-nxënës-prind

Meqë mësimdhënësi është rol i cili realizon një plan të organizuar dhe të realizuar nga ekspertë të fushave profesionale, unë vlerësoj që ky rol është udhëheqës në rrotullimin e aktiviteteve në trekëndësh. Nxënësi pason kornizat, kurse prindi përcjell procesin dhe ndihmon atë në bazë ditore. Një linjë e përbashkët dhe një mesatare për të gjithë nxënësit është e pamundur për shkak të faktorëve të ndryshëm siç është aftësia personale e kapjes së dijes së re, prapavija edukativo-arsimore në familje si dhe ‘presioni i prindërve’ në shtëpi. Andaj, kërkohet si metodikë ashtu edhe strategji në mësimdhënie, bashkëveprim me prindërit si dhe angazhim i prindërve në shtëpi.

Komunikimi në trekëndësh duhet i hapur dhe dinamik. Mjetet dhe kanalet moderne të komunikimit duhet të jenë të realizuara që në takimin e parë me nxënësin.

Angazhimi i prindit dhe roli i tij në suksesin e fëmijëve.
Angazhimi i prindit dhe roli i tij në suksesin e fëmijëve.

Angazhimi i prindërve në procesin e mësimdhënies

Fëmija në rolin e nxënësit është individ nën presion. Shtytjen të cilat i bëhen në të gjitha drejtimet, për shkak të pjesëmarrjes aktive në një shoqëri të caktuar, mund të kenë ndikime të ndryshme mbi suksesin e tij. Angazhimi i prindit, në këtë pikëpamje, më shumë është i përqendruar në aftësimin e fëmijës për të jetuar dhe vepruar në këtë sistem të ri të jetës se sa në vetë procesin e nxitjes së nxënësie së mësimit.

Për këtë arsye studiuesit gjerman nga HuffPost (HuffPost, 2016) identifikojnë disa elemente të përbashkëta të fëmijëve të suksesshëm:

  • lidhje të ngushta dhe të forta mes fëmijëve dhe prindërve
  • prindërit u kultivojnë fëmijëve kompetencat sociale dhe përgjegjësit dhe kufizimet të cilat marrëdhëniet sociale bartin me vete
  • prindërit u kultivojnë fëmijëve vetëdisiplinën dhe durimin/këmbënguljen në arritjen e synimeve
  • në shtëpi mbretëron kultura e pritjeve të mëdha nga ana e prindërve
  • prindërit u mësojmë hapat e parë në matematikë që para fillimit të viteve shkollore

Në këtë pikëpamje, mund të shohim që prindi është aktiv me fëmijën. I gjithë ky aktivitet mund të lidhet me rreth 10-15 minuta punë aktive në bazë ditore me fëmijën.

Foto nga shkollainternacional.edu.al
Foto nga shkollainternacional.edu.al

Angazhimi i mësimdhënësit në procesin e mësimit

Procesi i dhënies së dijes, përgjatë orarit mësimorë është i organizuar në bazë administrative ku mësimdhënësi është baza kryesore e shpërndarjes së dijes. Plani mësimorë, në bazë përmbajtjeje, është i përpiluar nga profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët sigurojnë sukses në mësimdhënies. Kjo, së paku, në kapacitetin e dhënies së dijes.

I gjithë plani mësimorë kalon tek ambienti dhe personi fizik. Andaj, personi fizik, mësimdhënësi, dhe ambienti në të cilin punohet, luajnë rol kyç në suksesin e mësimdhënies. Që të dy këto elemente duhet të jenë motivuese për nxënësin.

Mësimdhënësi luan rol bazë në krijimin e marrëdhënieve me nxënësit. Atidze Hirda-Mustafi (2018), eksperte në fushën e çështjeve sociale në shkollë, sugjeron ndarjen e nxënësve në grupmosha dhe në bazë të grupmoshave të realizohet dhe qasja.

Nxënësit e klasave 1-3 janë të lidhur ngushtë me njerëzit e besueshëm dhe në bazë të këtyre lidhjeve zhvillojnë dhe aktivitetet mësimore. Mësimdhënësi, për këtë grupmoshë, paraqet një prind të dytë. Paraqet një person të jashtëzakonshëm tek i cili kthehet çdo referim i nxënësit. Andaj, realizimi i marrëdhënieve të besimit të ndërsjellë përmes thënies së fjalëve të mira, ledhatimeve dhe krijimit të afërsisë, nxitjes për komunikim në rast problemesh me nxënien e mësimit, ikja nga poshtërimi publik në sy të nxënësve tjerë, janë aktivitete të cilat mësimdhënësi duhet realizuar madje edhe në bazë individuale (Hirda-Mustafi, 2018).

Madje, edhe nëse fëmija vetvetiu mund të identifikojë elemente të cilat e paraqesin prapa të tjerëve, mësimdhënësi duhet të jetë motivues duke identifikuar elemente të cilët atë e paraqesin të fuqishëm për të punuar më tej dhe për të arritur suksese.

Nxënësit e klasave 4-6 janë në moshën parapjekurisë, por në fazën e nuhatjes së ndryshimeve. Andaj, shfrytëzimi i marrëdhënieve të besimit dhe shoqërisë mes nxënësve duhet kanalizuar në nxitjen e punës në grupe (Hirda-Mustafi, 2018). Bashkëveprimi i nxënësve në grupe është shumë i rëndësishëm me qëllim të rritjes së motivimit në punë dhe uljes së nivelit të fërkimit mes vete dhe me mësimdhënësin.

Nxënësit e klasave 7-9 janë në moshën e konflikteve. E gjithë veprimtaria e realizuar në klasat e mëhershme tani reflektohet në formë komunikimi (Hirda-Mustafi, 2018). Mësimdhënësi duhet gjetur gjuhë të përbashkët për të bashkëbiseduar me nxënësit në drejtim të zgjidhjes së konfliktit të jashtëm ose të brendshëm të nxënësit.

Për më shumë, në këtë pikëpamje, mësimdhënësi duhet bërë më shumë përgatitje në fushën e psikologjisë së komunikimit në orë mësimi, fushë e cila ofron forma të ndryshme të komunikimit në klasë, me qëllim të motivimit të nxënësve në drejtim të zgjidhjes së problemeve.

Foto shkollainternacional.edu.al
Foto shkollainternacional.edu.al

Përgatitja e ambientit mësimorë dhe qasja

Fatkeqësisht ambientet mësimore janë “pronë” e shkollave dhe mistrive të arsimit. Niveli burokratik është aq i ngjeshur sa që shpesh herë mungojnë kushtet minimale për punë.

Shpesh herë klasa ka nevojë për dy tavolina speciale, administrata e shkollës dhe ministria presin derisa të piqen kushtet për të instaluar kompjuterë në shkollë. Gjeneratë e tërë ‘digjet’ në pritje.

Sidoqoftë, mësimdhënësi duhet punuar me atë që ka në dispozicion. Shpeshherë është për tu befasuar sa shumë që mund të bëhet.

Hulumtues të ndryshëm ofrojnë sugjerime të shumta rreth mënyrës së rritjes së kreativitetit në klasë e që nënkupton rritjen e motivimit për bashkëveprim e nxënie të mësimit. Ndër to do të dalloj disa:

  • Dinamizimi i ambientit në klasë. Ndryshimi permanent i paraqitjes së brendshme të radhitjes së nxënësve, në rast mundësie, derisa të vlerësohet një strukturë e pranueshme për një orë të caktuar mësimore ose madje edhe e pranueshme në përgjithësi. Ndryshimi i strukturës së paraqitjes në klasë nuk cenon autoritetin e mësimdhënësit, por vetëm thyen monotoninë e ndërveprimit dhe rritë kureshtjen në ndërveprim. Dinamizmi në klasë rritë nivelin e bashkëveprimit mes nxënësve, ulë shkallë e ndjesisë së të qenit rob ose i udhëhequr dhe rritë shkallën e ndërveprimit kreativ. Ambienti duhet pasur shumë pamje nga angazhimi i fëmijëve, vizatime të tyre, punime të tyre, dëshira të tyre. Në këtë mënyrë e ndjejnë si hapësirë të tyre mësimore dhe jo si të sajuar.
  • Nxitja e reflektimit të lirë të nxënësve. Të nxiten nxënësit të shprehen lirshëm përmes shënimeve të hapura (shënimeve të përmbledhura në një fjali). Të flasin mbi atë çfarë kanë mësuar brenda dite ose jave, atë që u ka pëlqyer ose edhe ajo që u ka penguar. Hap diskutime me nxënësit në mënyrë që të shprehen të lirë. (duke mos harruar tu shfaqet autoriteti, pa asnjë dyshim)
  • Nxitja e pjesëmarrjes së nxënësve. Duke identifikuar fuqitë e tyre për t’i mburrur dhe dobësitë e tyre për t’i përmirësuar duhet integruar nxënësit në procesin e mëshimshpërndarjes. Le të lexojnë nxënësit, secili një herë në javë. Ose të realizojnë detyrat matematikore njëkohësisht duke u angazhuar në aktivitete praktike siç janë ato të punimeve të ndryshme me letra.
  • Zgjerimi kanaleve dhe metodave te mësimdhënies. Nëse posedon mjete shkollore ofro mundësinë e të mësuarit nga Youtube, psh. mësime matematikore (shembull: Klasa Virtuale; ose Matematikë për parashkollor). Nëse fjala është për dituri natyre ose shoqërie, i nxirr nxënësit nga klasa dhe vepro në ambient të hapur. Sill realitetin në klasë. Në këtë rast nxënësit më të aftë duhet sfiduar me punë të cilat angazhojnë më shumë ata dhe rrisin angazhimin dhe kreativitetin e tyre. Gjithashtu luajta e lojërave me motiv mësimi, i takon metodave moderne të të mësuarit.
Shënime tërheqëse gjatë mësimit
Shënime të shkurta

“Më trego dhe unë e harroj. Më mëso dhe unë e mbaj mend. Më përfshij dhe unë e mësoj. – Benxhamin Frenklin

  • Nxitja e ngjyrimit. Përdorimi i afisheve të krijuara nga nxënësit. Marrja e shënimeve me ngjyra të ndryshme. Marrja e shënimeve në formë “brain-storming”  dhe jo në formë tregimesh.
  • Realizimi i testeve në formate të ndryshme. Nuk duhet përqendruar në teste klasike. Testet duhet realizuar edhe kur nuk janë në dijeni nxënësit se është duke u realizuar një test. Testet duhet bërë edhe përmes detyrave vetjake ose në grupe ku nxënvsit lexojnë ose vrojtojnë diç dhe shkruajnë mbi të. Shembull, mbi mollë, lopën, qenin, zogun etj.
  • Shpërblimi i nxënësve. Ky akt është shumë i rëndësishëm në mënyrë që nxënësit të shijojnë suksesin e tyre. Natyrisht një veprim i tillë nuk duhet kaluar në një rutinë dhe aktivitet të natyrshëm, por vetëm si rezultat i një pune të suksesshme.
  • Formimi i grupeve të aktiviteteve të lira. Grupimi i nxënësve me pjesëmarrje të lirë në aktivitete të lira për lëndë të ndryshme mësimore ngritë vetëdijen e punës dhe nxitë zhvillimin vizionarë të nxënësve.

Referencat

Komentet nga Facebook:

Leave a Comment