Xhafer Sadiku dhe sprova

Stërnipi i Profetit Muhammed s.a.v.s. Xhafer Sadiku r.a., emri i vërtetë i të cilit ka qenë Muhammed ibn Ali ibn Husejn r.a., e kishin quajtur “Bakir” – që do të thotë “I pastër” (qelibar). E thërrisnin dhe “Bakir el-Ulum” që do të thotë “Njeri që di dituritë e pastra.”

Një i krishterë, e ndryshonte me dashakeqje fjalën “Bakir” në “bekare” – me kuptimin “lopë” dhe e thërriste Xhafer Sadikun r.a. “Ente bekare” – “Ti je lopë.”

Xhafer Sadiku r.a., pa u mërzitur dhe pa dhënë asnjë shenjë inati, iu përgjigj qetësisht: “Jo, unë nuk jam “bekare” (lopë), jam Bakir.” I krishteri iu kthye: “Ti je djali i një gruaje që ishte kuzhiniere, kjo ishte puna e saj, ajo s’kishte as turp e as nder. Nëna jote ishte një grua e zezë, e keqe dhe e panderë.”

Xhafer Sadiku r.a. i tha: “Nëse këto fjalë që i thua për nënën time janë të vërteta, Zoti e mëshiroftë dhe e faltë!; Por nëse fjalët e tua janë gënjeshtra, Zoti të faltë ty mëkatin që gënjeve dhe shpife për të!”

Duke parë gjithë këtë fisnikëri se si reagoi Xhafer Sadiku r.a. ndaj këtyre provokimeve të rënda, të cilat ishin të mjaftueshme për ta nxjerrë një burrë jashtë fesë islame, i krishteri pësoi një transformim/revolucion brenda vetes dhe e ktheu veten drejt Islamit. Më pas i krishteri u kthye në mysliman.

Po këto i keni lexuar?