Përgatiti: Skender Mustafi
Burime të ndryshme në internet të cilat vlerësojnë përmbajtjet dhe teknologjitë moderne paraqesin lista të ndryshme të aplikacioneve më të mira për celularët e mençur Android. Në këtë artikull janë sinkronizuar listat më interesante dhe janë paraqitur aplikacionet më të dashura nga shfrytëzuesit e celularëve me Android.
1. Evernote (falas) – është aplikacion për marrjen e shënimeve në formë tradicionale përmes tekstit ose edhe në format tjera si përmes zërit e video sekuencave. Materialet e ruajtura mund të sinkronizohen nëpër mjete të ndryshme si dhe të shpërndahen mes shfrytëzuesve të ndryshëm të mjeteve me sistem operativ Android. |
2. Pinterest (falas) – mundëson ruajtjen e fotografive dhe video materialeve në llogarinë e hapur në faqen pinterest.com. Për më tepër kjo platformë mundëson organizimin, komentimin, pëlqimin, vlerësimin dhe shpërndarjen e fotove të ndryshme si të ngarkuarat ashtu edhe ato të cilat i keni futur përmes linçeve të ndryshme nga faqet e hapura të internetit. Aplikacioni në fjalë mundëson të gjitha këto veprime që ofron platforma, madje në mënyrë më të organizuar dhe më të pastër. |
3. Pocket (falas) – mundëson ruajtjen e artikujve të ndryshëm për t’i lexuar më vonë. Në të vërtetë softueri mundëson ruajtjen e po thuajse të gjitha materialeve në internet për t’i lexuar e shikuar më vonë. Softueri është vlerësuar shumë mirë nga mediet e njohura në botë si New York Times, Business Week, e TechCruch. |
4. Expedia (falas) – ofron shërbim të organizuar në mënyrë të mrekullueshme për kërkimin, gjetjen dhe krahasimin e mundësive për të udhëtuar e për pushime si dhe gjetjen e hoteleve në vendin e caktuar dhe krahasimin e tyre në çmim dhe kualitet të shërbimeve. Expedia madje ofron edhe zbritje të larta në çmime për shërbimet e ofruara përmes kësaj platforme. |
5. Ancestry (falas) – u kërkon që të regjistroheni falas që të mund të organizoni trungun e familjes suaj në llogarinë e hapur. Veprimi përmes celularit është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë. Paraqitja e trungut familjar është shumë e pastër dhe mundësia për kërkim të ndonjë anëtari të caktuar është shumë e lehtë. Ancestry u mbron privatësinë tuaj, por njëkohësisht u mundëson ndërveprimin me Facebook si dhe u ofron sugjerime rreth personave në listën tuaj, kuptohet nëse të dhëna të tilla ekzistojnë në internet. |
6. Mint (falas) – mundëson menaxhimin e financave personale përmes veprimeve të thjeshta dhe efikase që ofron aplikacioni në celular. Përcillni buxhetin tuaj, harxhimet tuaja shihni të dhënat përmes diagrameve që më mirë të mund të kuptoni në mënyrë vizuale rrjedhën e tyre. |
7. Pixlr Express (falas) – u ofron shfrytëzuesve mbi 600 efekte, pamje e korniza për të personalizuar fotot. Aplikacioni mundëson që në një formë argëtimi të mund të i përpunoni fotot tuaja duke u ndërruar efektet, duke u ndërruar formën, duke i prerë e të tjera. Madje aplikacioni mundëson largimin e syve të kuq nga fytyrat e fotografuara. Për më tepër ju mund të i shpërndani foto tuaja duke ua dërguar ato shokëve në Facebook, Istagram, Twitter ose në aplikacionet tjera për shpërndarjen e materialeve duke e ruajtur atë në galerinë e fotove. |
8. Istagram (falas) – mundëson që në mënyrë të lehtë e të shpejtë të shpërndani fotot tuaja përmes Facebook, Twitter, Tumblr, Flickr dhe Foursquare. Aplikacioni ofron dizajne dhe korniza falas për përpunimin e fotove të realizuara përmes celularit tuaj të mençur me SO Android. Mbështet si kamerën në ballë ashtu edhe atë në pjesën e prapme të celularit me të gjitha funksionet. Madje është edhe interaktive me shok e miq duke mundësuar komentimin dhe pëlqimin e materialeve. |
9. VLC for Android Beta™ (falas) – është ndër aplikacionet më të preferuara për të luajtur audio dhe video materialet si ato të ruajtura në celularin tua, gjithashtu edhe materialet të cilat i aktivizoni përmes rrjetit të internetit. Ky aplikacion është i ngjashëm me VLC versionin për kompjuterë, me ndryshime dhe përshtatje për celularë. VLC për Android ka bibliotekë për audio dhe video skedarë dhe mundëson leximin e drejtpërdrejtë të dosjeve të cilat përmbajnë lloje të tilla të skedarëve. Aplikacioni, madje, mundëson leximin e përnjëhershëm të më shumë se një skede si dhe aktivizimin e nëntitujve për video materialet, si dhe funksione tjera. |
10. Google Drive (flas) – është aplikacion i cili veprimet dhe mundësi të cilat Google ofron në desktop përmes faqes së tyre, i ofron edhe në celularin tua me sistem operativ Android. Meqë Google shfrytëzon kompjuterizimin në re (Cloud Computing) ju mund të sinkronizoni dokumentet tuaja nga kompjuteri juaj, llogaria juaj në internet dhe përmes këtij aplikacioni edhe në celularin tuaj. Ajo që është me rëndësi në këtë rast është fakti se ju mund të i lexoni ato dokumente dhe të i përpunoni, ose të hapni dokumente të reja të cilit do lloj që Google përmes shërbimin Drive (më parë i njohur si Google Docs) ofron. |