10 Aplikacione FALAS për komunikim me iPhone, iPad ose/dhe iPod touch

Përgatiti: Skender Mustafi

Më poshtë mund të shkarkoni dhe të shfrytëzoni softuerë të cilat u mundësojnë komunikimin mes përdoruesve të mjeteve iPhone, iPad ose/dhe iPod touch si dhe përdoruesve të mjeteve tjera si kompjuterëve, celularëve të mençur e të tjerë e të cilët kanë mundësi të instalojnë softuerët e njëjtë. Pra, të gjithë përdoruesit të cilët kanë të instaluar në mjetin e tyre aplikacionin “Skype” mund të komunikojnë falas dhe pa asnjë problem. Ngjashëm mund të veprohet dhe me softuerët tjerë.

  1. Skype for iPad – kontaktim falas përmes tekstit, videos dhe zërit
  2. Path  – rrjet shoqërorë për të shpërndarë me shokët tuaj kujtimet tuaja si dhe aktivitetet ditore
  3. Evernote Hello – mjet për të ruajtur kontaktet tuaja si dhe për të shpërndarë informacionet rreth takimeve dhe mbledhjeve të ndryshme
  4. Flipboard – lexues lajmesh nga burime të ndryshme (aplikacioni është vetëm për iPad
  5. Dolphin Browser – Android shfletues i ngjashëm si shfletuesi Chrome nga Google
  6. exfm – mjet zyrtar nga exfm për iOS; rrjet shoqëror për dashamirët e muzikës
  7. Google+ – aplikacioni zyrtar për Google+
  8. TinyChat  – video kontakt të përnjëhershëm me deri 12 shokë nga Facebook
  9. Prey Anti-Theft – aplikacioni u mundëson përcjelljen e lehtë të mjetit tuaj qoftë  iPhone, iPad ose iPod touch
  10. Viber – lejon kontaktimin e përdoruesve mes veti. Të gjithë ata të cilët posedojnë një mjet i cili lejon instalimin e njërit nga versionet e rrjetit Viber dhe të cilët kanë qasje në internet, mund të kontaktojnë përmes thirrjeve telefonike, dërgimit të porosive në formë tekstesh si dhe dërgimin e foto materialeve. Të gjitha veprimet janë falas.

Po këto i keni lexuar?