10 këshilla për një prezantim bindës

1

Përgatiti: Skender Mustafi

Prezantimet bëhet me një qëllim të vetëm,  bindjen e audiencës në përputhje me konceptin tuaj që prezantoni. Pavarësisht nëse prezantoni një produkt, një teori ose ndonjë tërësi/strategji marketingu, audienca duhet bindur me prezantimin e bërë. Përndryshe qëllimi i prezantimit nuk është arritur. Fundja i tërë mundi bëhet që, jo vetëm të shpaloset diç, por që audienca të pranojë atë që shpaloset si të vërtetë.

Më poshtë po paraqesim 10 këshilla për të mbajtur dëgjuesit zgjuar dhe të koncentruar gjatë prezantimit tuaj, madje edhe në fund të jenë të kënaqur me atë.

prezantim1 . Çfarë porosie dua të përcjell me  prezantimin tim?

Kjo pikë duhet shqyrtuar si para fillimit të përgatitjes së prezantimit, ashtu edhe para fillimit të prezantimit të materialit të përgatitur. Një njohës i mirë i problematikës jo gjithmonë është një orator, prezantues e bindës i mirë. Pra, jo secili është për të prezantuar diç. Prezantimi vetëm nënkupton vetëm detyrimin, përndryshe nëse keni mundësi zgjidhni personin më të përshtatshëm ose flasim për prezantim në një kompani, atëherë personin e duhur. Edhe pse disa karakteristika të një prezantuesi të mirë mund t’i mësoni dhe vetë të prezantoni sepse njeriu ndjehet më i sigurt, më i qetë dhe më bindës gjatë prezantimit të materialeve të veta sepse për ato është specialist dhe i njeh mirë.  Sidoqoftë, përmes prezantimit duhet të jeni në gjendje tu përgjigjeni pyetjeve: çka, si dhe herë pas here përse.

Sugjerime:
1) Informohuni si përgatitet teknikisht një prezantim i mirë.
2) Informohuni si realizohet fizikisht një prezantim, cilat elemente duhet t’i kemi parasysh, ku të përqendrohemi, e si të sillemi. 

2. Kë dua të bindi me prezantimin tim?

Pas paraqitjes së idesë bazë të definimit të porosisë, atëherë duhet definuar dhe audienca, meqë përcaktimi i audiencës nënkupton zhvillimin e strategjisë së sjelljes dhe strukturimit të argumenteve. Kështu që ju duhet të keni të qartë kush qëndron para jush dhe çka e motivon atë/ato në këtë prezantim. Analizoni interesat individuale të audiencës së rëndësishme në këtë rast. Pavarësisht se për kë bëhet prezantimi, në atë audiencë  marrin pjesë personat e rëndësishëm dhe të tjerët. Ata të rëndësishmit, qoftë profesori, CEO i kompanisë suaj, konsumatori, një menaxher i një kompanie të cilit i prezantoni një ide, duhet bindu, të tjerët nuk janë shumë me rëndësi. Pra, ata të rëndësishmit duhet analizuar dhe duhet njohur mirë.

Sugjerime:
1. Analizoni pjesëmarrësit e rëndësishëm.
2. Informohuni mbi njohuritë e tyre rreth temës që ju prezantoni.
3. Përgatitni prezantimin ashtu që audienca të kuptojë atë drejtpërsëdrejti dhe jo përmes pyetjeve të vazhdueshme.

3. Me çka dua të bind unë në prezantimin tim?

Tema që ju doni të prezantoni mund të mbështetet mbi dhjetëra ose mbase edhe më shumë argumente, por më e rëndësishmja është që ajo të analizohet mirë dhe të tkurret në atë masë që të mos humb kuptimin, por edhe të është e qartë. Në shumë raste temat janë aq të gjëra sa që një veprim i tillë vërtet kërkon mund.

Sugjerime:
1. Analizoni temën mirë dhe nxirrni në një listë të gjitha argumentet kryesore.
2. Përzgjidhni vetëm 3 TOP argumentet për t’i prezantuar.

4. Theksoni karakteristika për shfrytëzim individual

Karakteristikat e tërësisë të cilat prezantohen duhen trajtuar si përparësi individuale të pjesëmarrësve në audiencë. Prezantimi duhet të prekë interesat e tyre individuale, por njëkohësisht të jeni të vetëdijshëm të mos përzini funksionet dhe karakteristikat me shfrytëzimin final të rezultatit. Ajo që në vëmendjen tuaj duhet zë vendin kryesorë në këtë pikë është pyetja: Përse dëgjuesi duhet pranuar argumentin/ofertën tim/e?

Sugjerime:
1. 3 TOP argumentet e përzgjedhura i analizoni në baza reale.
2. Shmanguni të dhënave abstrakte, por merrni shembuj konkret të krahasueshëm për audiencën.
3. Paraqisni, sipas mundësisë, të dhëna konkrete për përfitimet që audienca ka nga këto argumente. 

5. Sqaroni karakteristikat

Pasi të keni shtjelluar çështjet kryesore ku i keni dhënë mundësi audiencës të kuptojë konceptin dhe të përqendrohet në argumentet tuaja, mund të ndani kohë në paraqitjen e disa detajeve të cilat janë në interes të audiencës dhe që edhe më shumë nxisin interesin mbi çështjen/produktin/tezën e prezantuar.

Sugjerime:
1. Përqendrohuni në një fletë prezantimi dhe përzgjidhni detajet më interesante.

6. Pakë e shkruar në prezantime shumë fletë

Ekzistojnë shkrime të shumta në të cilat ekspertët ofrojnë sugjerime teknike të përpilimit të prezantimeve. Të gjitha sugjerimet shpien drejt dy anashkalimeve kryesore: 1) shkruani pak dhe 2) mos shkruani diç që gjatë prezantimit të e tejkaloni. Dijeni se askush nuk vije të u durojë se si ju tjerrni  leshi tuaj. Thjeshtë, audienca është për tu njoftuar me çështjen dhe ju jeni për të nxitur kureshtjen që po kjo audiencë të kërkojë më pas detaje. Pra, detajet e stërsqarimet vijen më vonë. Mirë thotë populli: “Shkurt e shqip.”

Sugjerime:
1. Në fletët e prezantimit shkruani jo më shumë se 5 pika dhe ato pika me jo më shumë se 5 fjalë.
2. Mos shkruani fjali por vetëm fjalë kyçe.
3. I sqaroni pikat dhe mos i lexoni ato, ato janë aty sa për orientimin tuaj dhe të mbajturit top të vëmendjes së audiencës.
4. Mos hyni në detaje gjatë sqarimit, ka kohë kjo nëse keni sukses në prezantim.

7. Pamja

Për këtë duhet të informoheni në artikuj tjerë që merren me trajtimin teknik të prezantimit. Sidoqoftë, pamja është çështje shijeje mirëpo që është e lidhur me temën. Duhet të përzgjidhni një prapavijë që i përshtatet temës, serioze, të keni kujdes me tekstin e me gabimet teknike.

Sugjerime:
1. Informohuni mbi mënyrën teknike të pamjes së prezantimit
2. Kontrolloni gabimet tekstuale në detaje

8. Parapërgatitja

Po i kthehem kësaj pike pas analizës fillestare që të e keni në kokë gjithnjë, pra parapërgatituni për prezantimin. Ju duhet të keni parasysh të gjitha elementet përnjëherë gjatë përgatitjes si audiencën, veten tuaj, temën, mjedisin, mënyrën e prezantimit, e kohën. Sa më i rëndësishëm të është për ju prezantimi, aq më shumë kohë jepni për të përgatitur atë. Ushtroni prezantimin për të qëndruar konstant në temë, për të ruajtur vëmendjen e audiencës si dhe për të qëndruar në kohë që të mos keni nevojë të nguteni ose të tejkaloni pjesë të prezantimit. Ish CEO dhe themelues i Apple, Steve Jobs, harxhonte deri në tre muaj në përgatitjen e prezantimeve të tij, kjo i bënte prezantimet të paharrueshme.

Sugjerim:
1. Kujdes nga tejkalimi i punës suaj të përgatitur sepse kjo shfaqë diç të rëndësishme si të pa rëndësishme dhe u bën të dukeni ose të pa aftë në prezantim ose të pa aftë në përgatitje, në njërën keni dështuar.

9. Përmbledhje në fund të prezantimit

Me trajtimin e 3 top argumenteve dhe pjesëve tjera të idesë, në fund bëni një përmbledhje sa për të përkujtuar audiencën se ku ishin në këtë fotografinë e përgjithshme. Gjithashtu në këtë përmbledhje sillni dhe një përfundim të shkurtë dhe një parashikim të shkurtë.

Sugjerim:
1. Të tri çështjet e sipërpërmendura paraqitni në 3 pika dhe merrni 2-3 minuta kohë për t’i trajtuar ato.

10. Përgatituni për reagimin e audiencës

Një nga elementet më të rëndësishme të prezantimeve që shpesh lihet anash është përgatitja për reagimin e audiencës. Audienca mund të ketë kuptuar mirë temën dhe të ketë ide shtesë të cilat dëshiron të dijë nëse implementohen ose jo, ose si do të implementohen ato në idenë e përgjithshme. Në anën tjetër audienca mund të mos ketë kuptuar ndonjë nga argumentet e prezantuara ose ndonjë nga elementet e tyre dhe kërkon sqarime.

Sugjerime:
1. Nëse kërkohet sqarim nga ju, të jini të përgatitur të sqaroni me fjalë tjera nga ato të prezantuara më parë sepse audienca nuk i ka kuptuar ato për atë dhe parashtron pyetjet
2. Nëse nuk dini diç nga idetë e reja që ndërlidhen me temën, thjeshtë thoni se nuk keni trajtuar ato dhe mos u përpiqni t’ sqaroni
3. Gjithnjë kini në mendje tërheqjen e audiencës, kështu që duhet ti pranoni pyetjet si mundësi të mëtejshme për të ngritur interesin e audiencës

 

Suksese!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPhotoshop: Futja e objektit në objekt
Artikulli tjetër70+ thënie nga Bill Gates
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *