Përgatiti: Skender Mustafi
Nga interneti shpërndahen shumë gjëra që në një ose formë tjetër janë të rrezikshëm për përdoruesit e kompjuterit. Nga gjërat më të njohura të cilat shpërndahen janë viruset dhe materialet e pa lejuara si dhe të pa moralshme. Sidoqoftë, nga ato që më pak i njohim e që shpërndahen në kompjuterët tonë, madje shpesh herë duke pranuar ne vetë që këto softuerë të instalohen në kompjuterin tonë, janë softuerët spiunë. Këto softuerë kanë dy veprime kyçe:
- mbledhin të dhënat tona dhe pastaj vetvetiu shfletuesi ynë ose ndonjë softuer tjetër reagon çuditshëm, e që nënkupton faktin se ky softuer i dirigjon softuerët tjerë dhe
- ky softuer pa hezitim fillon të ndikoj tek ju duke u ndryshuar gjëra tek shfletuesi juaj ose tek softuerët tjerë, madje edhe duke u vjedhur të dhënat tuaja private.
Më poshtë po paraqesim një listë të mjeteve falas që u ndihmojnë që të largoni këto softuerë nga kompjuteri juaj dhe të rrisni më shumë shkallën e ruajtjes së privatësisë.
- Bitdefender Rootkit Remover
- Trend Micro Rootkit Buster All
- Kaspersky TDSSKiller
- Avast Anti-Rootkit
- GMER
- Dr.Web CureIt!®
- Sophos Rootkit Removal
- Malwarebytes Anti-Rootkit
- Norton Power Eraser
- RootRepeal